23.02.2018 - Konkurs - Samiti rinor global në Zvicër

Global changemakers ka hapur aplikimet për Samitin Rinor Global për të rinjtë që pretendojnë të kenë zhvillim të  aftësive në: fushata, menaxhim projektesh, marrëdhënie me publikun dhe shumë fusha të  tjera. Ky samit, do të mbahet më 12-18 gusht në Zvicër. 

Samiti do të pranojë 60 të rinj të cilët do të bëhen pjesë e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme.

Kushtet e aplikimit:

 

Mund te aplikojnë të rinjtë nga të gjitha vendete botës, nga mosha 18 deri në 23 vjet.

Për të aplikuar, duhet të plotësoni formularin online, të dërgoni një video tuajën  prej dy minutash, në të cilën do të përshkruani motivin dhe përpjekjet tuaja për të bërë një ndryshim pozitiv në shoqëri.

Aplikimi ka një tarifë prej 35 USD që duhet të paguhet nga pjesëmarrësit.

Hapat që duhet të ndiqen gjatë procesit të aplikimit:

1 Paguani tarifën e cila është e parikthyeshme dhe për këtë arsye duhet të mbani një kopje të pagesës dhe ta bashkëngjitni kodin në aplikim;

2. Dërgojeni videon prej 2 minutash;

3.Plotësoni formularin online. Aplikimi nuk mund të ruhet, prandaj ju sugjerojmë të përgatitni aplikimin me shkrim duke përdorur guidën si një referencë dhe më pas të kopjoni (copy – paste) përgjigjet tuaja;

Aplikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.globalyouthsummit.net/apply

Kostot:

 

Të përzgjedhurit do të kenë të mbuluara të gjitha shpenzimet si: bileta e aeroplanit, ushqimi dhe akomodimi gjatë gjithë periudhës së kohëzgjatjes së samitit.

Afati për aplikim: 4 mars 2018

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare në linkun e mëposhtëm:

https://www.globalyouthsummit.net/

Ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I-rë. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, më 23 maj 2018, së
image Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve