09.03.2018 - Konkurs - Punë praktike në SHBA

NewMan's Business Accelerator  për herë të parë në Maqedoni mundëson  punë sipas profesionit (në formë të punës praktike me pagesë dhe në formë të specializimit) për studentë, të diplomuar dhe profesionistë.

ZGJIDHNI  FUSHËN ADEKUATE DHE APLIKONI!

PUNË PRAKTIKE PËR TË DIPLOMUAR, MASTER DHE DOKTORANTË për persona të moshës 18 vjeçare e më lart të cilët kanë njohuri solide të gjuhës angleze, janë të regjistruar si studentë të rregullt në studimet pasuniversitare (master, doktoraturë) në institucionet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose janë të diplomuar në një institucion të tillë jo më shumë se 12 muaj para fillimit të dëshiruar të punës praktike,  në kohëzgjatje  deri në 12 muaj, duke filluar prej  shtatorit të vitit 2018.

            SPECIALIZIMI për persona të moshës 18 vjeçare e më lart, të cilët kanë njohuri solide të gjuhës angleze, janë të  diplomuar në studime universitare ose pasuniversitare (master, doktoraturë) në institucionet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kanë së paku 1 vit përvojë përkatëse jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose kanë 5 vjet  përvojë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të paktën një muaj para fillimit të dëshiruar të specializimit që duhet të jetë në fushën e studimeve apo përvojës së realizuar, në  kohëzgjatje deri në 18 muaj, duke filluar prej  shtatorit  të vitit 2018.

Më shumë informacione mund të merrni në faqen zyrtare:

http://www.newmansba.com/isummer2018

ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve
image Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë  Ushqimore, Prof. Dr. Gokhan Durmaz nga Universiteti Inonu nga