28.03.2018 - Konkurs - Punë praktike

ML Components GmbH, distributor i komponentëve elektronikë, ofron punë praktike (internship) për  studentë  nëpërmjet programit Erasmus + ose në mënyrë të pavarur, në këto fusha: shitje, blerje, kontabiliteti, burime njerëzore, IT dhe marketing.

Selia e kompanisë gjendet në Mainz të Gjermanisë. Përveç kësaj, ajo posedon edhe filial në ishullin e Maltës, të quajtur BD Electronics.  

Ky internship paraqet një mundësi për studentët që t’i zhvillojnë aftësitë e tyre  profesionale, të bëhen  ekspertë për të negociuar dhe për të takuar persona të rinj në një ambient miqësor dhe mikpritës me një atmosferë të mrekullueshme pune.

Për të aplikuar për këtë punë praktike (internship), studentët mund të dërgojnë CV-të dhe një letër motivimi në: recruitment@mlcomponents.com.

 

Më shumë informacione mund të gjeni në faqen zyrtare të kompanisë:

http://www.mlcomponents.com/,

Mund të kontaktoni përmes e-mail-it: isabelle.l@mlcomponents.com ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image   Universiteti i Tetovës nga Tetova dhe Kolegji AAB nga Prishtina e Republikës së Kosovës
image Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe
image Sot në Universitetin e Tetovës, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
image Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, më 14. 4.
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, më