28.03.2018 - Konkurs për arkitektët e rinj

YAC është një shoqatë ndërkombëtare e cila daton që nga viti 2013 dhe ka organizuar mbi 17 konkurse me ide që kanë pasur për qëllim nxitjen dhe përhapjen e arkitektëve dhe dizajnerëve të rinj në mbarë botën. Aktualisht, Yac  promovon muzeun ushtarak, një projekt interesant në bashkëpunim me qeverinë italiane, duke synuar transformimin e kalasë ushtarake të Capo d’Orso në një muze të historisë ushtarake, historisë detare dhe të lundrimit.

 Si të transformohen arkitekturat e luftës në arkitektura të reja turistike dhe kulturore?

Kjo do të jetë edhe sfida e këtij konkursi të muzeut ushtarak, i cili do t’u ofrojë projektuesve mundësinë për të hartuar qendrën më të rëndësishme për zbulimin e historisë ushtarake, rinovuar nga kultura dhe arkitektura të reja dhe do të pasurojë shoqërinë bashkëkohore duke i dhënë botës një prej muzeve më interesante në botë.

Të gjithë arkitektët e rinj të cilët do të marrin pjesë do të shpërblehen  me çmime si:

ÇMIMI I PARË

10 000 euro

ÇMIMI I DYTË

4.000 euro

ÇMIMI I TRETË

2.000 euro
 

ÇMIMI PËR ARRITJE

1.000  euro

10 ÇMIME NDERI
 
30 ÇMIME FINALISTE
 

Të gjitha vendimet e propozuara do të shpallen në revista arkitekturore, faqet e internetit dhe ekpozitat ndërkombëtare.

 

Afatet për aplikim dhe tarifat:

26 mars-22 prill 2018– Aplikim i hershëm / 75 euro                                                    

23 prill 2018 -20 maj 2018- Aplikim standard / 100 euro

21 maj 2018 -  17 qershor- Aplikim i vonshëm  /150 euro

20 qershor 2018-  Afati i dorëzimit të materialeve

25 qershor 2018- Vlerësimi nga ana e jurisë

3 shtator- Shpallja e rezultateve

Për të aplikuar klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.youngarchitectscompetitions.com/competition#partecipa

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare:

http://www.youngarchitectscompetitions.com/competition#contest      

Ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image   Universiteti i Tetovës nga Tetova dhe Kolegji AAB nga Prishtina e Republikës së Kosovës
image Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe
image Sot në Universitetin e Tetovës, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
image Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, më 14. 4.
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, më