20.04.2018 - Konkurs - Inxhinier për kontrollin statistikor të procesit nga JOHNSON MATTHEY

Celan Air është lider botëror për prodhim dhe zhvillim të teknologjisë së auto katalizatorëve.

Ne i shfrytëzojmë njohuritë tona për të krijuar prodhime novatore të cilat luajnë rol kyç në zvogëlimin e gazrave helmuese dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, mjedisin jetësor, ne u japim mbështetje të plotë klientëve tanë për përmbushjen e kërkesave ligjore në nivel global.

Johnson Matthey ka nevojë për një kandidat në pozitën Inxhinier për kontrollin e procesit statistikor që t’i bashkohet  ekipit të Departamentit të Sigurimit të Cilësisë në fabrikën për auto katalizatorë në Shkup. Kandidati do të jetë përgjegjës për aktivitetet që lidhen me cilësinë e konsumatorit dhe zbatimin e sistemeve brenda kompanisë.

 

Përgjegjësitë kryesore

• Monitorimi dhe kontrollimi i procesit përmes metodave statistikore

• Analiza statistikore e të dhënave për zbulimin e problemeve që lidhen me cilësinë e produktit

• Përgatitja e raporteve në baza mujore, tremujore dhe vjetore me kërkesë të blerësve

• Kuptimi i proceseve dhe kërkesave të blerësve dhe transferimi i tyre në departamentet e duhura

• Komunikimi aktiv me ekipin rajonal të cilësisë dhe me departamentet e fabrikave  tjera për të përmbushur kërkesat e blerësve

• Zbatimi i aktiviteteve LEAN dhe praktikat më të mira në departamentin e cilësisë, si dhe realizimi i trajnimeve cilësore në departamentin e prodhimit

 


A jeni kandidati ideal dhe duhet të keni?

• Diplomë universitare (Inxhinieri, shkenca teknike, tregti),

• Përvojë pune në një mjedis prodhimi,

• Njohja e sistemeve të cilësisë,

• Kërkohet zotërim i mirë i gjuhës angleze dhe maqedonase ndërsa njohja e një gjuhe shtesë do të konsiderohet si avantazh,

Njohja e mjeteve për analiza statistikore,

Niveli i avancuar i njohurive për paketën MS Office (Excel, Word, PowerPoint),

Aftësi mira organizative dhe komunikuese dhe menaxhim i mirë i kohës.

 

Orari i punës:

Orar administrativ nga ora 08:30 - 16:30, E hënë – e premte.

 

Nëse jeni interesuar dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese gjuhën angleze, adresën: mkjobs@matthey.com duke shënuar numrin e referencës njoftimit subjektin e mesazhit, në të kundërtën kërkesa juaj nuk do të shqyrtohet.

 

Afati i fundit për aplikim: 26 prill 2018

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, më 23 maj 2018, së
image Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve