20.04.2018 - Konkurs - MKHost

Hosting provajderi dhe regjistruesi më i madh i domeneve në Maqedoni, MKhost, shpall konkurs të hapur për punë praktikë me mundësi punësimi për më tepër pozita.

Secili student aktiv ose i diplomuar mund të aplikojë për pozitën përkatëse.

Në cilat pozita mund të aplikoni?

·       Administrator i sistemit

https://www.mkhost.com.mk/career/support

·       Zhvillues i PHP-së

https://www.mkhost.com.mk/career/sales

·       Agjent për mbështetje dhe shitje

https://www.mkhost.com.mk/career/sales

·       Menaxher për marketing

https://www.mkhost.com.mk/career/marketing

 

Më shumë detaje dhe informacione për secilën prej pozitave mund të gjeni në linqet përkatëse.

Çfarë nënkupton të qenit pjesë e ekipit MKhost?

 

Puna në MKhost realizohet në një mjedis miqësor, dinamik dhe të organizuar në ekip, me mundësi për avancimin personal dhe profesional.

Informata shtesë

Orari i punës në MKhost është nga e hëna deri të premten, nga ora 08:30 deri në ora 16:30. Puna praktike është në kohëzgjatje prej 2 muajsh, për të cilën praktikanti merr një pagesë mujore prej 6000 denarësh.

Zgjedhja e datës së fillimit të punës praktikës varet nga lidhja e marrëveshjes midis MKHost dhe praktikantit. Pas përfundimit të periudhës së praktikës, ekziston mundësia për punësim.

Si të aplikoni?

Dërgoni CV-në tuaj me shënimin në titull për pozitën përkatëse në: jobs@mkhost.com.mk

Afati i fundit për aplikim: 10.05.2018.

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, më 23 maj 2018, së
image Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve