04.05.2018 - Konkurs - BPRM

Banka Popullore e RM-së informon studentët e institucioneve të arsimit të lartë, në fushën e ekonomisë, drejtësisë, shkencave të informatikës dhe shkencave të tjera shoqërore, të cilat i takojnë fushës së punës së njësive organizative të Bankës Popullore, që kanë mundësi të realizimit të punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë gjatë muajve: qershor, korrik dhe gusht të vitit 2018. Numri i praktikantëve të cilët mund të realizojnë punën praktike në Bankën Popullore, gjatë periudhës së verës është i kufizuar sipas kapaciteteve të njësive organizative.

Nëse keni interesim në marrjen e njohurive në fushën e punës së njësive organizative të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, parashtrimi i aplikacioneve mund të bëhet më së voni deri më 20 maj 2018.

Fletëparaqitja për realizimin e punës praktike në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë  mund të shkarkohet këtu: (shkarko)

Kërkesa dorëzohet në Bankën Popullore, pasi ajo është plotësuar  nga studenti me vërtetim dhe vulë të fakultetit, kurse bashkë me fletëparaqitjen duhet të dorëzohen edhe dokumentet si vijon:

  • Dëshmi për llojin e arsimit që është në rrjedhë (kopje e indeksit ose ID);
  • Dëshmi për suksesin mesatar;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (pranohet edhe  kopje e provimit të dhënë në gjuhën angleze);
  • Dëshmi e njohurive të MS Office (pranohet edhe kopje  e provimit të dhënë në teknologjinë informatike);
  • Letër motivimi.

 

  Fletëparaqitja, bashkë me dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në arkivin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, ose përmes postës deri më 20 maj 2018, me shënimin "PËR PUNË PRAKTIKE" në adresën e mëposhtme:

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë

Bul. "Kuzman Josifovski-Pitu" nr. 1

1000 Shkup

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, më 23 maj 2018, së
image Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve