23.05.2018 - Konkurs - Kampionati IV Botëror Ndëruniversitar-Barcelona 2018

Kampionati Botëror  Ndëruniversitar  është kampionat sportiv,  i paraparë për  stimulimin e sportit mes universitetesh, nëpërmjet  promovimit të parimeve fair-play të lojës, diversitetit dhe inkluzionit.

Në edicionin e vitit  2017, në këtë event morën pjesë 2.400 studentë nga 70 universitete, të 30 vendeve të Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

 "Kampionati IV Botëror Ndëruniversitar- Barcelona 2018", do të mbahet nga 14 deri më 18 nëntor 2018, në Barcelonë të Spanjës.

Ky kampionat do të organizohet nën ombrellën e IUSC–Komitetit Sportiv Ndëruniversitar, për të theksuar rëndësinë dhe prestigjin e këtij eventi.

 

TARIFA E  REGJISTRIMIT

Tarifa e regjistrimit në WIUC 2018 është 89,00 euro për person.

 

AKOMODIMI

Agjencia Zyrtare për Udhëtim për edicionin IV të Kampionatit  Botëror Ndëruniversitar 2018 është BCN PRO Sports Travel e cila do të kujdeset për akomodimin e gjithë pjesëmarrësve, në Barcelonë.

 

Informacione rreth akomodimit mund të merrni në:

BCN PRO Udhëtim Sportiv

Xavier Hilari Serra

Drejtor

accommodation@bcnprosportstravel.com

Tel. +34 645 54 20 95

Skype. Xhilari

 

PROCESI I REGJISTRIMIT ËSHTË I HAPUR!

Shkarko formularin për aplikim këtu (seksioni "Formulari për Aplikim"):
http://www.wiusc.com/the-championships/2018-world-interuniversities-championships-barcelona dhe  dërgojeni në info@wiusc.com

Për më shumë informacione, ju lutemi shikoni broshurën / ftesën që mund ta shkarkoni në këtë link http://www.wiusc.com/documentation/invitational_2018.pdf

 

Informacionet  do të jenë  gjithashtu në dispozicion edhe në faqen  www.wiusc.com (faqja e internetit përditësohet vazhdimisht) dhe gjithashtu në Facebook (faqja "World InterUniversities Championships–Barcelona 2018”https://www.facebook.com/World-InterUniversities-Championships-Barcelona-2018-1512030892169096/

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti