Artisti i njohur Zeni Ballazhi Rektorit të USHT-së Doc. Dr. Vullnet Ameti i dhuroi logon e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

image

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndroi sot për vizitë pune disenjatori i Logos së 100 Vjetorit Pavarësisë së Shqipërisë, Zeni Ballazhi i shoqëruar nga aktorët Mentor Zymberaj dhe Ramadan Malaj.
Në USHT, artisti i njohur Zeni Ballazhi u prit nga Rektori, Doc.dr.Vullnet Ameti, Prorektori për arsim, Doc.dr.Fehari Ramadani, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.dr.Arbër Çeliku, Sekretari i përgjithshëm, juristi i diplomuar Adem Beadini dhe Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani.
Në fillim, Rektori Doc.dr.Vullnet Ameti, në emër të studentëve dhe profesorëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, mysafirëve  u shprehi  falënderimet për vizitën e tyre, dhe theksoi se prania e disenjatorit të Logos së 100 Vjetorit Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit shqiptar është një nder i madh që i bëhet Universitetit tonë.
Po ashtu, Rektori i USHT-së delegacionin e lartpërmendur e njohu me ecurinë e punës akademike, aktivitetet e ndryshme që realizohen, si dhe me bashkëpunimin e USHT-së me universitetet publike dhe private nga vendi, rajoni dhe ato ndërkombëtare.
“Universiteti ynë është bërë pjesë e rëndësishme e organizimit të aktiviteteve të ndryshme për nder të 100 vjetorit të Flamurit, po ashtu i prezantova  zhvillimet më të reja në Universitetin tonë, ecurinë e veprimtarisë arsimore dhe shkencore, përgatitjet për regjistrimin e studentëve të rinj, bashkëpunimin e frytshëm të USHT-së me universitetet më të njohura nga vendi dhe rajoni, me theks të veçantë për bashkëpunimin me universitetet publike dhe private nga Republika e Shqipërisë”, tha Rektori Doc.dr. Vullnet Ameti.
Z.Ballazhi dhe aktorët Mentor Zymberaj dhe Ramadan Malaj i shprehën urimet e tyre vëllazërore për detyrën e re, Rektorit Doc.dr. Vullnet Ameti dhe e vlerësuan lartë punën e udhëheqësisë së Universitetit Shtetëror të Tetovës.
“Për mua kjo është vizita e parë në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe më lejoni të Ju uroj për detyrën Tuaj, sikundër Ju uroj të keni suksese në udhëheqjen e këtij institucioni të arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë dhe ky takim shërben që në të ardhmen të ngremë bashkëpunim, do të jetë një shtytje, sidomos për  pjesën e artit” deklaroi Zeni Ballazhi, i cili njëherit Rektorit Doc.dr.Vullnet Ametit i dhuroi logon e  100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast, në  shenjë falënderimi dhe  mirënjohje me rastin e vizitës në Universitetin Shtetëror të Tetovës,  për përkushtimin e veçantë ndaj artit dhe  kulturës kombëtare, Rektori i USHT-së, z. Zeni Ballazhit i ndau plaketën me logon e Universitetit.


Zyra për Informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Vlerëso tekstin
0
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Dr. Florim Ajdini, drejtor i Qendrës së gjuhëve dhe trajnimeve të Universitetit  Shtetëror të
image -Të nderuar prorektorë, -Dekanë, shefa  të programeve -Profesorë, të dashur studentë -Pjesëmarrës dhe mysafirë, -Përfaqësues të mediave, Na
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti, realizoi një takim me studentët që
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të enjten, më 14.03.2013, para studentëve dhe stafit akademik
image Dje, në ambientet e Presidencës së Republikës së Maqedonisë, Rektori USHT-së, Prof. Dr. Vullnet
image                               E nderuara familje Beqiri, Me keqardhje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta