Studentët e USHT-së, vizitojnë Universitetin e Trakisë
Në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar që Universiteti Shtetëror i Tetovës ka me universitetet e njohura, gjashtëdhjetë studentë të Fakulteteit të Shkencave të Mjekësisë kanë udhëtuar sot drejt Republikës së Turqisë, me ç’rast do ta kryejnë praktikën e tyre profesionale në Universitetin e Trakisë, në Edrene.
Rektori i USHT-së, Doc.Dr.Vullnet Ameti pasi është përshëndetur me studentët e këtij fakulteti theksoi se studentët tanë në Universitetin e Trakisë do të kryejnë praktikën profesionale në fushën e anatomisë dhe fiziologjisë. Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes USHT-së dhe Universitetit të Trakisë, ka rezulatuar mjaft i dobishëm, në radhë të parë për studentët tanë, më pas edhe në fusha të tjera, si këmbimi përvojave akademike, organizimin e konferencave shkencore, shfrytëzimin e literaturës universitare, dhe projekte të tjera me rendësi, theksoi Rektori i USHT-së, Doc.Dr.Vullnet Ameti në takimin e realizuar me studentët që sot udhëtuan drejt Republikës së Turqisë.
Po ashtu, edhe vitin e kaluar studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, kanë kryer praktikën e tyre profesionale në universitetet me të cilët tani më ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Në përfundim të praktikës, studentët do të përfitojnë eksperiencën e nevojshme në fushat e lartpërmendura dhe do të përgatiten akoma më tepër për ta ushtruar profesionin e tyre në të ardhmen.
Zyra për Informim






Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb