Rektori Prof. dr. Vullnet Ameti, ndau Certifikata për studentët që vizituan Brukselin
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti i shoqëruar nga Prorektori për arsim, Doc. dr. Fehari Ramadani, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. dr. Arbër Çeliku dhe Sekretari i përgjithshëm, Juristi i diplomuar, Adem Beadini, e priti në një takim të veçantë delegacionin e studentëve që më herët realizuan vizitë pune në Bruksel.
Profesor Raman Ismaili njëkohësisht udhëheqës i delegacionit, e njohu Rektorin e USHT-së , Prof.dr. Vullnet Ameti për agjendën e takimeve të realizuara në Selinë e Natos në Bruksel. “Studentët e USHT-së dhe universiteteve të tjera publike nga Maqedonia në Bruksel u pritën nga Barbora Maronkova, koordinatore regjionale për Ballkanin Perëndimor e cila na njohu me veprimtarinë e Aleancës veriatlantike-NATO, dhe me për zhvillimet më të reja në Evropë dhe më gjerë “ theksoi profesor Raman Ismaili dhe shtoi se , grupi i studentëve nga Republika e Maqedonisë u takuan edhe me zotëri Kristian Meszaros, Danielle Riggio dhe Michael Ruehle të cilët prezantuan rrjedhën e operacioneve të NATO-s në Afganistan, si dhe operacionet ushtarake që NATO i ka zhvilluar në vende të tjera, sfidat e sigurimit global, rëndësinë e partneriteteve mes shteteve, si dhe rolin e kësaj Aleance në rrafshin global.
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, e vlerësoi lartë vizitën e studentëve në Bruksel dhe vuri në dukje nevojën organizimit të aktiviteteve të kësaj natyre edhe në të ardhmen.
“ Vetëm me ekskursione të këtij niveli ne do tu mundësojmë studentëve tanë të njihen më zhvillimet moderne, funksionimin e shteteve evropiane e perëndimore si dhe të ndërtojnë botëkuptimin e tyre për shoqërinë e qytetëruar”, theksoi Rektori i USHT-së dhe në përfundim të takimit delegacionit të studentëve në shenjë mirënjohje, u ndau Certifikata për pjesëmarrje të suksesshme në kuadër të misionit të Republikës së Maqedonisë në NATO.
Vlen të theksohet se në kuadër të qëndrimit në Bruksel, studentët tanë qëndruan për vizitë në selinë e Misionit për Euro-integrime të Republikës së Maqedonisë, ku u diskutua për përpjekjet ndërmarra për integrimin e vendit tonë në strukturat veri-atlantike.
Zyra për Informim






Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb