Studentët e UT-së organizuan seancë të improvizuar gjyqësore

image

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, semestrin dimëror e përmbyllën me një seancë gjyqësore të improvizuar. Për realizimin e kësaj seance, studentët janë motivuar nga kontestet juridike-civile. Ata, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Bashkim Selmanit, në improvizimin e kësaj seance kishin përzgjedhur kompensimin e dëmit material me karakter publik dhe njëkohësisht prezantuan një dokumentar të shkurtër me disa aksidente të frikshme.

Profesori Bashkim Selmani theksoi se kjo seancë e improvizuar nga studentët ka për qëllim që të jep mesazhin deri tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i kushtojnë rëndësi të veçantë sigurisë në komunikacion, nga se në të shumtën e rasteve këto aksidente paguhen edhe me gjënë më të shtrenjtë, jetën. ,,Siguria në komunikacion vazhdon të jetë një ndër sfidat më të pa adresuara në Maqedoni. Nëpër rrugët e Maqedonisë, në vitin 2016, kanë ndërruar jetë 138 persona, në aksidente rrugore. Në vitin 2015 kanë ndërruar jetë 144, kurse në vitin 2014 kanë ndërruar jetë 130 qytetarë. Sipas Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion në tre vitet e fundit në Maqedoni nga aksidentet rrugore ka pasur gjithsej 414 viktima”, tha Prof. Dr. Bashkim Selmani.

Këtë aktivitet të studentëve e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi. Ai tha se për nga organizimi i aktiviteteve studentore, Fakulteti Juridik tanimë e ka dëshmuar se ka studentë kreativë dhe cilësorë, të cilët në çdo kohë janë të gatshëm të ballafaqohen me sfida të ndryshme dhe në mënyrë të organizuar dinë t’u prijnë proceseve.

Studentëve pjesëmarrës në improvizimin e seancës gjyqësore, dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi, në shenjë mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tyre u dhuroi nga një libër.

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Dy përfaqësuese nga organizata HWPL (Heavenly Culture, World Peace, Restoration of Light) në sferën
image Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Biznesit i Universitetit ,,Haxhi Zeka”
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e