Studentët e Fakultetit të Arteve të UT-së organizuan koncertin semestral

image

Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, më 27 dhjetor 2016, organizoi koncert me muzikë vokale-instrumentale. Ky aktivitet organizohet çdo fundvit me përmbylljen e ligjëratave për semestrin dimëror, nga studentët e Programit studimor të Artit muzikor. Në këtë aktivitet studentor, të pranishëm ishin edhe Prorektori për Arsim i UT-së, prof. dr. Reshat Qahili, kompozitori i operës së parë kosovare "Goca e Kaçanikut", Rauf Dhomi, dekanë, profesorë dhe studentë. Shefi i Programit studimor të Artit muzikor, Bajramali Idrizi tha se ky koncert  organizohet tani më disa vite me radhë në përmbyllje të semestrit dimëror dhe kryesisht është me muzikë vokale-instrumentale. Ai e falënderoi kompozitorin Rauf Dhomi për kompozimin e këngës arvanitase ,,Çamëri”, të cilën e ka kompozuar dhe ia ka dhuruar Korit të Universitetit të Tetovës për ta interpretuar. ,,Ky koncert është një ngjarje shumë e rëndësishme për studentët e Programit studimor të Artit muzikor, pasi ata me padurim presin që të performojnë, qoftë këngët e tyre, qoftë edhe pika të ndryshme muzikore me instrumentet e tyre, si flaut, violinë, violonçel, e kështu me radhë. U jemi mirënjohës të gjithë profesorëve të muzikës, të cilët po punojnë me shumë përkushtim me studentët e tyre. Sonte dua ta falënderoj edhe kompozitorin e parë të operës kosovare “Goca e Kaçanikut”, Rauf Dhomin, për dhuratën që ia ka bërë korit të Universitetit të Tetovës, kompozimin e tij me motive arvanitase ,,Çamëri#, që përherë të parë sonte do të këndohet në këtë koncert nga Kori i UT-së”, tha profesori Bajramali Idrizi.

Koncerti filloi me një pikë muzikore në piano, nga studentja Arba Mehmeti. studenti Bleron Kurtishi e interpretoi këngën ,,Pranvera filloi me ardhë”, kurse studenti Elhan Memishi e interpretoi arien ,,Figaro”, që të dy të shoqëruara në piano nga korepetitori Taulant Kolonja.

Kënga ,,E vogël kam qëllue” u interpretua nga studentët Leutrim Zejnullahi dhe Nita Ismajli, ndërsa më pas studentja Bejina Berisha dhe studenti Arlind Pajaziti interpeluan nga një pikë instrumentale në piano. Koncerti pasoi me Kuartetin ,,Esspresivo” dhe Kuartetin e klarinetave, dhe Kuartetin e harqeve. Ndërsa në violinë performuan studentet Funda Ali dhe Zana Zumeri. Në këtë koncert performoi edhe orkestra e Fakultetit të Arteve dhe Kori i Universitetit të Tetovës, të cilët përcollën emocione të veçanta për të pranishmit në sallë.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Laboratorin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës,
image Më datë 24 dhe 25 mars 2017, në Universitetin e Sofjes, Bullgari u mbajt
image Më 10 mars 2017, në adresë të Universitetit të Tetovës, ka mbërritur shkresa zyrtare
image Me rastin e Ditës botërore të shëndetit oral, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë së
image Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, tanimë gati një muaj organizon Natën e Filmit.