Donika Kamberi u zgjodh Kryetare e Parlamentit Studentor të UT-së

image

Kandidatja për Kryetare të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Donika Kamberi është zgjedhur kryetarja e re e këtij Parlamenti. Fatjona Abdullahi nga Komisioni Zgjedhor i Parlamentit Studentor të UT-së, pas numërimit të votave, tha se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 4789 studentë dhe e shpalli zyrtarisht fituese Donika Kamberin për fituese, me 3230 vota, ndërsa kandidati tjetër Argëtim Arifi fitoi 1538 vota, prej të cilave 21 u shpallën si të pavlefshme.

Ajo, po ashtu vlerësoi se në të gjitha qendrat e votimit, zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë shumë të drejtë, transparente dhe mbi të gjitha në mënyrë demokratike, dhe me këtë rast dua t’i falënderoj të gjithë studentët e Universitetit tonë për rëndësinë që i kushtuan këtij procesi zgjedhor. Po ashtu, ajo ka falënderuar edhe të gjithë anëtarët e tjerë të Komisionit Zgjedhor për kontributin që kanë dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor.

Kryetari në largim i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Ardian Bilalli, ka uruar të dy kandidatët për garën që kanë zhvilluar në këto zgjedhje, ndërsa kryesinë e re, në krye me Donika Kamberin, që morën legjitimitetin e studentëve, i përgëzoi duke shpresuar se gjatë mandatit të tyre do t’i realizojnë të gjitha projektet të cilat i kanë premtuar para studentëve.

Kryetarja e sapozgjedhur e Parlamentit Studentor të UT-së, Donika Kamberi, i ka falënderuar të gjithë studentët për mbështetjen dhe besimin që i kanë dhënë. ,,Dua të falënderoj të gjithë studentët për përkrahjen që na kanë dhënë. Ne sot, të gjithë së bashku kemi dhënë një mesazh për të gjithë, se si respektohen parimet dhe vlerat e demokracisë. Sot të gjithë studentët kanë fituar, askush nuk është humbës. Sigurisht që ne zhvilluam një garë dhe brenda garës ka një fitues dhe një humbës, por e rëndësishme është se të gjithë mes vete jemi miq dhe jemi studentë të këtij universiteti. Së bashku do t’ia dalim që t’i realizojmë qëllimet dhe objektivat tona. Dua të falënderoj edhe kundër kandidatin tim, Argëtim Arifin, për punën dhe kontributin e tij që ka dhënë për studentët e Fakultetit të Administrimit të Biznesit, dhe ne në të ardhmen do të punojmë bashkërisht për të mirën e të gjithëve, për të mirën e studentëve, dhe me këtë do ta nderojmë veten tonë, por edhe vet Universitetin e Tetovës”, u shpreh Kryetarja e sapozgjedhur e Parlamentit Studentor të UT-së, Donika Kamberi.

Ndërsa kundër kandidati për Kryetar të Parlamentit Studentor të UT-së, Argëtim Arifi ka uruar Kryetaren e re për fitoren, me çka theksoi se mbështetja e tij për kryesinë e re do të jetë e pa rezervë. ,,Dua ta përgëzoj dhe ta uroj Donika Kamberin për fitoren. Ishim dëshmitarë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë shumë korrekte dhe tepër demokratike. Kjo ishte vetëm një garë mes nesh. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin tonë në të mirë të studentëve. Mbështetja jonë nuk do të mungojë për kryesinë e re dhe bashkërisht do të arrijmë t’i ndihmojmë të gjithë studentët në realizimin e aspiratave të tyre”, theksoi Argëtim Arifi. 

 Kryetarja e re e Parlamentit Studentor të UT-së, Donika Kamberi është studente e Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, e cila në dy vitet e ardhshme do të udhëheq me Parlamentin Studentor të Universitetit të Tetovës.   

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u organizua Konferenca e
image Në Universitetin e Tetovës, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të
image Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut të njohur Robert Elsie, në nderim
image Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Patrick Roberts nga Universiteti i
image Dekani i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Miftar Memeti, së