Studentët e UT-së e përfunduan me sukses trajnimin në skijim

image

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës e përfunduan me sukses praktikën në lëndën e skijimit në qendrën turistike Kodra e Diellit. Ligjëruesja e lëndës, Doc. Dr. Shpresa Memishi theksoi se në kuadër të kësaj lënde, studentët janë të obliguar që teoritë e teknikave të skijimit t’i zbatojnë në praktikë. ,,Qëllimi i realizimit të praktikës këtu në Kodrën e Diellit është që studentët të avancohen më shumë në këtë sport.  Skijimi është një sport i vështirë dhe si çdo sport tjetër ka teknikat e veta, por studentët të gjitha ato njohuri teorike të cilat i kanë mësuar tash i zbatojnë në praktikë. Të gjithë studentët janë treguar të mirë dhe kanë provuar lloje të ndryshme të skijimit. Kjo është një mundësi e mirë për ata, me qëllim që të avancohen si profesionistë”, tha Doc. Dr. Shpresa Memishi.

Studentët pjesëmarrës në këtë trajnim u shprehën mjaftë të kënaqur me profesorët të cilët i trajnuan ata në disiplinat e skijimit. Sipas tyre, përmes realizimit të praktikës së kësaj lënde ata kanë arritur që të mësojnë gjithçka rreth skijimit profesional, por njëkohësisht, para pedagogëve të tyre i kanë dëshmuar aftësitë e tyre. Studentët, po ashtu thanë se pas asaj që kanë mësuar në teori dhe realizimit të praktikës, tani më e kanë mësuar thelbin e teknikave  në këtë sport dimëror.

Përndryshe, çdo vit Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në kuadër të lëndës së skijiimit, studentët e vitit të tretë i dërgon që praktikën ta realizojnë në qendrën turistike Kodra e Diellit, e cila zgjat plotë dhjetë ditë.

Zyra për informim

 

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”,
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh
image   Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të
image Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi