Klubi i volejbollit për femra ,,Universiteti i Tetovës” kualifikohet në gjysmëfinale

image

Klubi i volejbollit për femra ,,Universiteti i Tetovës”, në kuadër të Kupës së volejbollit për femra në Maqedoni, më 1 mars 2017 zhvilloi ndeshjen kthyese, të 1 / 4 së finales me  Klubin e volejbollit ,,Pelisteri”, ku fitoi me rezultat 3 - 0.  Me këtë fitore, Klubi i volejbollit ,,Universiteti i Tetovës” tanimë është kualifikuar në gjysmë finale të kupës, pasi edhe në ndeshjen e parë që u zhvillua në Manastir, Klubi i volejbollit ,,Universiteti i Tetovës” luajti si mysafir ndaj Klubit të volejbollit ,,Pelisteri”, duke e fituar edhe atje me rezultat bindës 3 – 0.

Menaxherja e Klubit të volejbollit ,,Universiteti i Tetovës” tha se gjatë të dy ndeshjeve vajzat i kanë fituar të gjitha setet me rezultate bindëse ndaj kundërshtarëve. ,,Ne kemi zhvilluar dy ndeshje me Klubin e volejbollit ,,Pelisteri” nga Manastiri dhe të dy ndeshjet i kemi fituar me të njëjtin rezultat 3 – 0. Vajzat kanë punuar shumë për këto dy ndeshje, gjithashtu kanë qenë të përgatitura mirë edhe fizikisht dhe arritën që ta kontrollojnë mirë lojën, dhe tani më presim të mësojmë emrin e kundërshtarit për në gjysmë finale. Ne synojmë që ta fitojmë këtë kupë, por tani do të përqendrohemi më shumë në ndeshjen e gjysmë finales”, tha Laureta Abazi, menaxhere e Klubit të volejbollit ,,Universiteti i Tetovës”.

Përveç garës në Kupën e volejbollit, Klubi i volejbollit ,,Universiteti i Tetovës” këtë vit garon edhe në ligën e parë të volejbollit për femra në Maqedoni.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Universiteti i Tetovës, sot e organizoi ,,Ditën e hapur”. Ky aktivitet arsimor në hapësirat
image Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta,
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”,
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh