Doktorantët e UT-së i prezantuan arritjet e tyre shkencore

image

Në përputhje me strukturën e studimeve të Ciklit të tretë, në studimet e doktoratës, më 04.03.2017, studentët e Ciklit të tretë të regjistruar në vitin akademik 2015/16, prezantuan progresin në arritjet e  deritashme në hulumtimet e tyre shkencore.

Komisioni i përbërë nga anëtarët e Këshillit universitar të studimeve të doktoratës, mentorët dhe profesorët e lëmive përkatëse shkencore, që vlerësuan prezantimet publike, u shprehën të kënaqur nga rezultatet e deritanishme dhe përkushtimin e studentëve të Ciklit të tretë në hulumtimet për disertacionet e tyre të doktoratës, duke dhënë njëkohësisht edhe sugjerimet për punën e mëtutjeshme shkencore.

Prezantimet ishin publike dhe u ndoqën nga  një numër i konsiderueshëm i studentëve dhe profesorëve. Në konferencën doktorale morën pjesë studentë nga këto programe studimore, si: Kineziologji, Shkenca mbi gjuhën-Gjermanistikë, Historia e institucioneve dhe shteti i së drejtës - Historia e shtetit, Marrëdhënie ndërkombëtare dhe historia e diplomacisë, Sistemet politike bashkëkohore, Shkenca ekonomike – Financa, Marketing, Ekonomi e aplikuar dhe Historia e popullit shqiptar - Periudha bashkëkohore.

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me
image Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, muajin e kaluar morën
image Në kuadër të afatit të parë të regjistrimeve për studentët e rinj të vitit
image Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën kërkimore-shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, prej
image Në Universitetin e Tetovës, sot filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve për