Në UT u shënua 7 Marsi, Dita e arsimit dhe shkollës shqipe

image

Universiteti i Tetovës, sot me një akademi solemne e shënoi 7 Marsin, Ditën e arsimit dhe shkollës shqipe. Në këtë akademi, ku të pranishëm ishin drejtuesit e Universitetit të Tetovës, si dhe shumë profesorë e studentë, para të pranishmëve referat për nderë të kësaj date paraqiti Doc. Dr. Besa Avziu.  

Ajo tha se, sot me respekt të veçantë dhe me admirimin më të madh i kujtojmë mësuesit e parë të shkollës shqipe, të cilët lanë pas vetes një trashëgimi që as shitet e as blihet, as humbet e as harrohet. ,,Mbi të gjitha, kjo trashëgimi, festa e 7 Marsit, është ajo e cila urohet e kremtohet dhe bën jehonë në të gjitha trojet shqiptare. Nëse pohojmë se vetë jeta është një mësim, koha që kalojmë duhet të jetë e plotësuar dhe e përcjellur nga pasuri e trashëgimi kombëtare, kemi parasysh se dikur pikërisht kështu e plotësuan kohën  e tyre themeluesit e Mësonjëtores kombëtare shqipe, më 7 Mars të vitit 1887, në Korçë. Ky ishte misioni i tyre. Me hapjen e mësonjëtores u kultivua gjuha, u hartuan tekstet e para të dokumentuara dhe kontributi i tyre ishte më se i shumëfishtë. Të jesh një mësues aspak nuk është një punë e lehtë e pa përgjegjësi, por përkundrazi është një profesion që kërkon përkushtim dhe angazhim të veçantë. Mësues dhe predikues të arsimit, të mos harrojmë se çfarë bënë të parët tanë, të mos  largohemi nga sakrifica për ta ngritur këtë popull edhe më lartë”, tha Doc. Dr. Besa Avziu.

Ajo, po ashtu përcolli mesazhin deri tek të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit që punojnë me ndershmëri e përkushtim, që të mburren me profesion e tyre. ,,Studentë të respektuar, që studioni Pedagogji, po edhe ju që merreni me arsim, duhet të mburreni me profesionin që keni, me që puna e juaj përpos që do të shënohet në këtë ditë, do të reflektojë edhe në jetën e shumë gjeneratave të reja. Mos harroni se puna e mësuesit nuk vdes kurrë… Me këtë punë ndoshta nuk do ngrihen objekte të larta, e vepra të shkruara, por puna juaj e vyeshme do të hapë dritaret e ardhmërisë, e do të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë që do të mbështetet në ideal dhe në pasion për përparimin kombëtar. Prandaj, të arsimohemi, pasi nëse jemi mbretër do bëhemi të lumtur, nëse jemi te mesëm do bëhemi të famshëm, e nëse jemi të varfër do të pasurohemi! Gëzuar Festa e 7 Marsit dhe qofshim gjithmonë të frymëzuar!”, shtoi mes tjerash Doc. Dr. Besa Avziu.

Po ashtu, për nderë të 7 Marsit, Ditës së arsimit dhe shkollës shqipe, të njohur edhe si Dita e Mësuesit, Universiteti i Tetovës si dhe shoqata ,,Arsimi”, nga Zvicra, ditë më parë publikuan konkursin letrar me temë ,,Portreti i mësuesit”, ku garuan me esetë e tyre një numër i madh studentësh. Kurse sot për nderë të 7 Marsit u publikuan emrat e tre studentëve që kanë pasur esetë më të mira. Kryetari i Komisionit, Prof. Dr. Ejup Ajdini vlerësoi se të gjitha esetë kanë qenë të mira, por tri prej tyre janë shpërblyer.  Fituese e këtij konkursi letrar u shpall studentja Kaltrina Sadiki, me vendin e parë, ndërsa në vendin e dytë zgjodh eseja e studentes Fatjona Abdullai, ndërsa vendin e tretë eseja e studentes Blerona Brao. Shpërblimet studentëve ua ndanë Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Kryetari i Shoqatës ,,Arsimi” nga Zvicra, Doc. Dr. Mahir Mustafa dhe dekani i Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Fatbi Osmani.

Kjo akademi u begatua edhe me një program artistik të përgatitur nga studentët e Fakultetit të Arteve.

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image   Këshilli i Rektoratit i Universitetit të Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 18 maj
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca III Ndërkombëtare e Shkencave të
image Në Universitetin e Tetovës u organizua aktiviteti vjetor kulturor ,,Ura me tri harqe”, që
image Apsolventët e gjeneratës 2016/17 të Universitetit të Tetovës, me një mbrëmje festive e shënuan
image Një delegacion i profesorëve dhe studentëve të Universitetit ,,Utah Valley” nga Shtetet e Bashkuara