Në UT u shënua 8 Marsi, Dita ndërkombëtare e gruas

image

Në Universitetin e Tetovës u shënua 8 Marsi, Dita ndërkombëtare e gruas. Për nder të kësaj date, në amfiteatrin e Rektoratit u organizua pritje solemne për të gjithë të punësuarat në stafin akademik, stafin administrativ, si dhe studentet e universitetit tonë.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në urimin e tij para të punësuarave në Universitetin e Tetovës shprehu nderimin dhe mirënjohjen e pakufishme për nënat dhe motrat shqiptare, për kontributin e dhënë në të gjitha fushat e jetës. ,,Me rastin e kësaj dite të shënuar kam nder dhe kënaqësi t’ua përcjell urimet më të sinqerta nënave dhe motrave tona për festën e tyre, 8 Marsin, Ditën ndërkombëtare të gruas. T’u shprehim nderimin dhe mirënjohjen e pakufishme nënave dhe motrave tona për kontributin e dhënë në të gjitha fushat e jetës. Ne të gjithë e kemi të njohur rrugën e vështirë nëpër të cilën ka kaluar emancipimi i femrës, sidomos në rajonin tonë, në të cilin emancipimi i shtresës më vitale të shoqërisë sonë e përjetoi diskriminimin e pamerituar në arsim, shkencë, kulturë dhe në lëmi të tjera shoqërore. Mirëpo, femra, si shtylla kryesore e familjes dhe shoqërisë, kurrë nuk u dorëzua, nuk rreshti së kërkuari të drejtat e saja që i takojnë në botën e civilizuar. Ajo, diti të organizohet, të luftojë me forcën e saj për barabarësi dhe përtej njëmijë e një pengesave, arriti që sado pak ta konsolidojë statusin e saj dhe të hapërojë me ritme më të shpejta drejt një shoqërie më të zhvilluar”, tha Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ai, gjithashtu në fjalën e tij shtoi se, rolin  kryesor  për avancimin e të drejtave të femrës shqiptare dhe gruas në përgjithësi, e luajti arsimimi dhe edukimi i saj. ,,Në vendin tonë, do të ishte e paimagjinueshme që ne të synonim t’i përmbushnim objektivat e femrës shqiptare, pa Universitetin e  Tetovës, i cili që në ditët e para të veprimtarisë arsimore dhe shkencore ofroi një koncept të ri jetësor për shqiptarët në Maqedoni, solli frymën iluministe pa dallim gjinie, feje e përkatësie tjetër. Me rritjen dhe forcimin e Universitetit të Tetovës, statusi i femrës shqiptare u përmirësua ndjeshëm dhe në këtë mënyrë shoqëria jonë arriti t’i përqafojë vlerat e popujve të civilizuar. Sot, gratë kanë pozicione të rëndësishme në jetën publike dhe shoqërore, janë pjesë e ekzekutivit në të gjitha nivelet e tij, kanë mundësi ta ndërtojnë karrierën e tyre siç dëshirojnë.  Megjithatë, barazia gjinore e pranuar formalisht nga të gjithë, mbetet ende një sfidë për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë”, theksoi mes tjerash Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Të gjitha studenteve dhe të punësuarave në Universitetit e Tetovës, udhëheqësia e këtij institucioni u dhuroi lule për festën e 8 Marsit.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.
image Në Universitetin e Tetovës sot u organizua aktiviteti i radhës në kuadër të projektit