Në UT u shënua Dita botërore e veshkave

image

Me rastin e Ditës botërore të veshkave, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Tetovës dhe Grupin shkencor të studentëve, sot organizuan një ligjëratë me temë: ,,Sëmundjet e veshkave dhe obeziteti”.  

Ligjëratën përpara studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë e mbajti Prof. Dr. Lutfi Zylbehari. Ai, gjatë prezantimit të tij apeloi tek institucionet shëndetësore që të ndërmarrin masa të nevojshme për ndjekjen dhe zbulimin e obezitetit, që njëherit është edhe faktor kryesor i sëmundjeve renale. ,,Dita botërore e veshkave shënohet çdo të dytën të enjte të muajit mars, ndërsa objektivat e fondacionit ndërkombëtar për sëmundjet e veshkave të këtij viti janë obeziteti dhe ndikimi i tij në paraqitjet e sëmundjeve kronike renale. Mbajtja e kësaj ligjërata është që të ndërgjegjësohet popullata, por njëkohësisht edhe institucionet relevante shëndetësore të krijojnë dhe formojnë programe për ndjekjen  dhe zbulimin e obezitetit si një faktor i lartë i rrezikut për sëmundjet renale, kronike dhe kardiovaskulare të diabetit dhe hipertensionit”, theksoi Prof. Dr. Lutfi Zylbeari.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Nasir Bexheti tha se ky takim shkencor në masë të konsiderueshme do të kontribuojë në rritjen e vetëdijes, si tek popullata ashtu edhe tek punëtorët shëndetësisë, për rolin e faktorëve të rrezikut në paraqitjen e sëmundjeve të veshkave. ,,Përmes këtyre aktiviteteve ne synojmë që të ngrihet vetëdija tek qytetarët për rëndësinë dhe rolin e veshkave në funksionimin normal të organizmit dhe të kualitetit të jetesës dhe të vetë jetëgjatësisë”, tha dekani Prof. Dr. Nasir Bexheti.

                Këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë, për nder të Ditës botërore të veshkave zhvilloi kampanjën globale të ndërgjegjësimit që synon të rrisë vetëdijen dhe rëndësinë e obezitetit ndaj sëmundjeve të veshkave.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”,
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh
image   Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të
image Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi