Mirënjohje e thellë për Universitetin e Tetovës dhe mbarë popullin shqiptar në Maqedoni vjen nga SHBA-të

image

Më 10 mars 2017, në adresë të Universitetit të Tetovës, ka mbërritur shkresa zyrtare e Universitetit prestigjioz amerikan Northern Illinois University, me seli në Çikago, në të cilën kumtohet lajmi i gëzueshëm për Universitetin e Tetovës, se Rektori ynë, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017 do të laureohet me titullin më të lartë universitar Doctor Honoris Causa i Universitetit Northern Illinois University (NIU).

Kjo mirënjohje e thellë vjen si rrjedhojë e angazhimit permanent të Rektorit Ameti në sendërtimin e Universitetit të Tetovës, për rolin pozitiv që luan në të mirë të komunitetit të gjerë në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon dhe në promovimin e kahershëm të vlerave të mirëfillta akademike e shoqërore, por edhe në forcimin e urave të bashkëpunimit  universitar në rrafshin global.

Me këtë rast, duhet theksuar se Northern Illinoi University për herë të parë në historinë e vet e laureon me titullin më të lartë Doctor Honoris Causa një personalitet jashtë territorit të SHBA-ve.

 

Në emër të stafit drejtues, stafit të profesorëve, studentëve, punonjësve të Universitetit të Tetovës dhe mbarë popullit shqiptar, ne e urojmë Rektorin tonë, Prof. Dr. Vullnet Ameti për këtë nderim të madh, përmes të cilit materializohet  mundi dhe sakrifica 23 vjeçare e popullit shqiptar  në Republikën e Maqedonisë për të drejtën e shkollimit të gjuhën amtare.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”,
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh
image   Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të
image Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi