UT e shënoi Ditën botërore të shëndetit oral

image

Me rastin e Ditës botërore të shëndetit oral, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Tetovësdhe Grupin Shkencor, organizuan një ligjëratë me temë: ,,Roli dhe ndikimi i kompensimeve protetike në shëndetin oral”. 
Ligjëratë përpara studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë mbajti Doc. Dr. Sherif Shaqiri. Në mënyrë elokuente, ai gjatë prezantimit të tij, sqaroi rëndësinë e mbajtjes së duhur të higjienës orale dhe integritetin që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm të individit. ,,Dita botërore e shëndetit oral shënohet çdo vit, më 20 mars, me qëllim të vetëm të rritjes së ndërgjegjësimit global sa i përket çështjes së higjienës orale, në mënyrë që të arrihet një harmonizim mes popullatës edhe institucioneve shëndetësore, për minimizim të faktorëve potencial që mund të dëmtojnë më gjerësisht shëndetin e individit, me pikënisje nga shëndeti oral, dhe me këtë të arrihet një jetë kualitative me dhëmbë kualitativë”, tha Doc. Dr. Sherif Shaqiri. 
Ai, gjithashtu para të pranishmëve shpalosi edhe mënyrat më të mira profesionale dentare të ndërhyrjeve të ndryshme që kontribuojnë në mirëmbajtje të shëndetit oral. 
Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Nasir Bexheti tha se në kuadër të shumë aktiviteteve që organizon Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, së bashku me studentët vendosëm që rëndësi të veçantë t’i kushtojmë dhe shëndetit oral, me qëllim të sensibilizimit të masës për rëndësinë që duhet t’i kushtohet higjienës orale. 
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë, Dr. Nedim Kasami, i cili e përshëndeti iniciativën për sensibilizim të opinionit nga Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, për shënimin e kësaj dite ndërkombëtare.

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me
image Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u organizua Konferenca e
image Në Universitetin e Tetovës, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të
image Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut të njohur Robert Elsie, në nderim
image Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Patrick Roberts nga Universiteti i