Edhe një sukses tjetër i Universitetit të Tetovës në arenën ballkanike

image

Më datë 24 dhe 25 mars 2017, në Universitetin e Sofjes, Bullgari u mbajt takimi vjetor i Asociacionit të Universiteteve Ballkanike (BUA), në të cilën merrnin pjesë rektorë, prorektorë dhe përfaqësues thuajse të të gjitha Universiteteve Ballkanike. Pasi që vitin e kaluar, në kuadër të takimit vjetor në Edrene të Turqisë, ishte votuar njëzëri nga të gjitha universitetet anëtare (rreth 50 sosh), që presidencën e këtij Asociacioni të rëndësishëm universitar për vitin 2017 ta merrte Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili njëkohësisht është edhe anëtar me të drejtë vote i Këshillit Ekzekutiv të BUA-së, në hapjen solemne Rektori Ameti iu drejtua të pranishmëve me fjalim rasti, në të cilin përvijoi planin strategjik të punës së tij për zhvillimin e mëtejshëm të Asociacionit përmes ideve konkrete si në rrafshin akademik ashtu edhe në atë shoqëror, duke potencuar se universitetet janë promotorët kryesor të shoqërisë dhe si të tillë ata nuk duhet të mbyllen në guaskën e tyre, përkundrazi duhet të hapen dhe, për arritjen e këtij qëllimi, në radhë të parë duhet që universitetet e Ballkanit të shkëputen nga historia dhe t’i sheshojnë të gjitha paragjykimet për njëri-tjetrin dhe të krijojnë një simbiozë të shëndoshë bashkëpunimi dhe partneriteti, e cila është e domosdoshme për funksionimin e shoqërisë ballkanase dhe afirmimit të vlerave të përbashkëta kombëtare, kulturore dhe fetare në rrafshin ndërkombëtar.

Në përmbyllje të punimeve të ditës së parë të takimit vjetor të Asociacionit, në mënyrë solemne u bë edhe pranim-dorëzimi i presidencës së Asociacionit, me ç’rast presidenti i deritanishëm, ish-rektori i Universitetit të Sofjes, Prof. Dr. Ivan Ilcev ia dha mandatin rektorit të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i cili më pas kryesoi me punimet e këtij takimi ndëruniversitar.

Ditën e dytë të punimeve të Asociacionit, më 25 mars, Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Arbër Çeliku referoi me temë: “Arsimi i lartë në një epokë të ndryshimeve shoqërore dhe ekonomike”, me ç’rast përpara të pranishmëve prezantoi sfidat me të cilat përballet arsimi i lartë në Republikën e Maqedonisë dhe modalitetet e përmirësimit të tij pikërisht përmes një simbioze të këtillë ndëruniversitare siç është Asociacioni i Universiteteve Ballkanike.

 

Në përmbyllje të punimeve të konferencës vjetore të BUA-së, rektori Ameti i siguroi të gjitha universitetet simotra se do të japë angazhimin maksimal dhe se do t’i vërë në lëvizje të gjitha mekanizmat, që do të garantojnë cilësi akademike dhe bashkëpunim të frytshëm ndërinstitucional, por edhe në forcimin e urave të bashkëpunimit ndëruniversitar, si premisë e vetme për një progres të gjithëmbarshëm rajonal.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u organizua Konferenca e
image Në Universitetin e Tetovës, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të
image Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut të njohur Robert Elsie, në nderim
image Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Patrick Roberts nga Universiteti i
image Dekani i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Miftar Memeti, së