Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i UT-së realizoi prodhimin e produkteve ushqimore në kushte laboratorike

image

Në Laboratorin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, për herë të parë u realizuan prodhimet e produkteve ushqimore në kushte laboratorike. 

Këto prodhime, të cilat i realizuan studentët e këtij fakulteti së bashku me profesorët e tyre, për së afërmi i ndoqën edhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës, Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili, Prorektori për Financa, Prof. Dr. Alifeta Selimi dhe Sekretari i përgjithshëm i Universitetit, Jur. i dipl. Adem Beadini.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezahir Idrizi tha se prodhimi i produkteve ushqimore në kushte laboratorike është një punë e suksesshme e profesorëve dhe studentëve, të cilët kanë realizuar me shumë përkushtim disa prodhime. Ai, po ashtu shtoi se kjo është edhe një dëshmi se Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit tani më përgatit kuadro profesional për tregun e punës. 
Në realizimin e këtyre prodhimeve, të pranishmit provuan prodhimet ushqimore të bukës standarde dhe asaj integrale, prodhime këto të cilat i realizuan studentët e vitit të tretë, në bashkëpunim me Doc. Dr. Gafur Xhabirin. Ndërsa prodhimet e lëngjeve natyrale me bazë frutash, studentët i realizuan së bashku me Doc. Dr. Namik Durmishin. 

Gjithashtu, në këtë aktivitet u degustuan edhe prodhimet shtazore me bazë djathërash dhe mishit, nën mbikëqyrje të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës.


Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”,
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh
image   Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të
image Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi