Në Universitetin e Tetovës ligjëruan dy profesoresha nga Universiteti i Oksfordit

image

Më 30 mars 2017, dy profesoreshat e Universitetit të Oksfordit, Aileen Clunie dhe Dr. Olga Seldenikova mbajtën ligjërata në Universitetin e Tetovës.

Profesoresha Aileen Clunie, në amfiteatrin e Fakultetit Filozofik, përpara studentëve zhvilloi një ligjëratë me temë: ,,Mundësitë dhe sfidat e punës sociale me fëmijët dhe familjet në Angli”. Ajo, kryesisht u fokusua në politikat që garantojnë të drejtat e fëmijëve, përfshirë të drejtën e arsimimit, mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi, të drejtën e shërbimeve shëndetësore, si dhe kujdesin e veçantë që duhet kushtuar edhe fëmijëve me nevoja të veçanta e kështu me radhë.

Ndërsa profesoresha Dr. Olga Sedelnikova, në amfiteatrin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, para studentëve të këtij fakulteti mbajti ligjëratën me temë: ,,Specifikimi i strukturës vaskulare të misrit”. Gjatë prezantimit të saj, ajo foli për evoluimin e bimës së misrit, procesin e fotosintezës, si dhe thithjen e energjisë diellore tek misri.

Gjatë këtyre ligjëratave që u zhvilluan në Fakultetin Filozofik dhe Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, nga ana e studentëve u parashtruan edhe disa pyetje lidhur me këto tema.

Ligjërata të tilla në Universitetin tonë, nga profesorët e Universitetit të Oksfordit janë mbajtur edhe në të kaluarën, falë bashkëpunimit që ka Universiteti ynë me universitetet më prestigjioze në botë, dhe të njëjtat do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i rregullt i
image Me një ceremoni solemne, sot në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës u bë pritja
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Biodiversitetin
image Ish Rektori i UT-së, njëherit profesor i Anatomisë, Prof.Dr. Sadi Bexheti, i cili ligjëron
image Në Universitetin e Tetovës vijon procesi i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj,