Universiteti i Tetovës e shënoi 7 Prillin, Ditën Botërore të Shëndetësisë

image

Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, sot u shënua 7 Prilli - Dita Botërore e Shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, këtë datë e shënon me moton ,,Depresioni: Le të flasim!”. Bazuar në këtë moto, Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Grupin Shkencor të studentëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë organizuan një ligjëratë shkencore me mjekët: Dr. Timothy Gaul, dhe  Dr. Sc. Arben Taravari.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Prof. Dr. Nasir Bexheti, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se fakulteti që ai drejton obligohet në maksimum që t’u përmbahet sugjerimeve që dalin nga motoja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Profesori amerikan, Dr. Timothy Gaul, para studentëve foli për depresionin, pasojat, shkaqet e rënies në depresion dhe mënyrën e trajtimit të kësaj sëmundje. Ndërsa Dr. Sc. Arben Taravari prezantoi ligjëratën e tij, me temë: ,,Depresioni dhe Parkinsonizmat”. Ai, rëndësi të veçantë i kushtoi sëmundjes së Parkinsonit dhe emërtimit që ka marrë kjo sëmundje.

Nga Parlamenti Studentor dhe Grupi Shkencor i studentëve të Universitetit të Tetovës theksuan se, qëllimet e Ditës Botërore të Shëndetësisë kanë qenë që publiku i gjerë të jetë më mirë i informuar në lidhje me depresionin, shkaqet e tij dhe pasojat e mundshme, duke përfshirë këtu edhe vetëvrasjen dhe çfarë ndihme mund të jetë në dispozicionin për parandalimin ose trajtimin. Po ashtu, njerëzit e afektuar me depresion të kërkojnë ndihmë, dhe familjet, miqtë, si dhe kolegët e njerëzve që jetojnë me depresion të jenë në gjendje për të siguruar mbështetje.

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Universiteti i Tetovës, përkatësisht Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, me aktivitete të ndryshme
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.