Universiteti i Tetovës e shënoi 2 Prillin, Ditën Botërore të Autizmit

image

Universitetin e Tetovës u shënua Dita Botërore e Autizmit. Shënimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijesimin e popullatës, që edhe kësaj kategorie të shoqërisë t’i kushtohet rëndësi e veçantë, që personat e kësaj kategorie të jenë të respektuar dhe të ndjehen të barabartë në shoqëri si gjithë të tjerët.

Nisur nga kjo, Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën ballkanike ,,Loja” dhe ,,Hendimak”, si dhe disa fëmijë me autizëm nga Tetova, Gostivari, Dibra dhe Struga, në hapësirat e jashtme të Universitetit të Tetovës organizuan disa aktivitete fizike dhe sportive për nderë të kësaj dite.

Profesori i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Bexhet Toçi, njëherit edhe ligjërues i lëndës Organizimi i aktiviteteve fizike tek fëmijët me nevoja të veçanta, theksoi se ky aktivitet ka për qëllim animimin e opinionit për ndërgjegjësimin e tyre ndaj personave me autizëm.  Sipas tij, studentët që e ndjekin këtë lëndë, për çdo vit praktikën e kryejnë në disa shkolla fillore ku ka paralele të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe, bashkë me studentët ata mundohen që përmes aktiviteteve të ndryshme fizike, këtyre fëmijëve t’ua bëjnë jetën sa më të lehtë.

 Organizata e Kombeve të Bashkuara, 2 Prillin e ka caktuar si datë që ka për qëllim sensibilizimin e popullatës në lidhje me personat me autizëm. Ndërsa, Universiteti i Tetovës, respektivisht Fakulteti i Kulturës Fizike, gati më shumë se një dekadë e shënon 2 Prillin, Ditën Botërore të Personave me Autizëm.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare 
image Një delegacion nga Universiteti “Onsekiz Mart”, nga Çanakalaja e Republikës së Turqisë, i kryesuar
image Në Universitetin e Tetovës u prezantua programi Fulbright Scholar nga Ambasada e Shteteve të