Parlamenti Studentor i UT-së organizoi turnir në futboll të vogël

image

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës organizoi turnir në futboll të vogël. Në këtë turnir morën pjesë gjithsej 36 ekipe nga të gjithë fakultetet e Universitetit. Çdo ekip ka qenë i përbërë nga 8 lojtarë, ndërsa ndeshjet janë zhvilluar sipas sistemit 4+1.     

Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Donika Kamberi, u shpreh se organizimi i këtij turniri ka pasur për qëllim njohjen dhe afrimin e studentëve ndërmjet tyre. ,,Ne si Parlament Studentor e pamë të arsyeshme organizimin e një turniri në futboll të vogël, ideja ishte që në këtë turnir, me ekipet e tyre të garojnë studentë nga drejtime të ndryshme të të gjithë fakulteteve të Universitetit tonë. Pjesëmarrja e ekipeve ka qenë shumë e madhe dhe të gjitha ndeshjet që janë zhvilluar deri në finale janë ndjekur nga një numër i madh i studentëve. Tribunat e sallës ku janë zhvilluar ndeshjet gjithmonë kanë qenë të mbushura me spektatorë dhe ka qenë një mundësi shumë e mirë që studentët të njihen sa më shumë ndërmjet vete. Dua t’i falënderoj të gjithë studentët për mbështetjen që i kanë dhënë këtij turniri dhe në veçanti të gjithë ata 288 lojtarë që kanë marrë pjesë në krijimin e këtij spektakli në fushë”, tha Donika Kamberi, Kryetare e Parlamentit Studentor të UT-së.

Turniri në futboll të vogël, i organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, ka zgjatur një javë, duke filluar me ndeshjet e para më 4 prill 2017, ndërsa finalja u zhvillua më 11 prill 2017. Fitues i këtij turniri u shpall ekipi i Fakultetit Filologjik ,,Gjuhë angleze, viti III”, pasi në finale e mundën ekipin e Fakultetit Juridik ,,Kriminalistikë, viti I”, me rezultat të përgjithshëm 5:1. Ndërsa në vendin e tretë u radhit ekipi i Fakultetit të Kulturës Fizike, ,,Viti III”, pasi në ndeshjen që u zhvillua për vendin e tretë, e mundën me rezultat 5:2 ekipin e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara ,,Arkitekturë, viti III”.

Kampionëve të këtij turneu, kupën ua ndau Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullet Ameti, për nënkampionët kupën e ndau Kryetarja e Parlamentit Studentor të UT-së, Donika Kamberi, ndërsa fituesve të vendit të tretë kupën ua dhuroi Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili. Në këtë turnir u nda mirënjohje edhe për referin Mirsat Latifi, ndërsa çmime u ndanë edhe për portierin më të mirë, studentin Endrit Jashari dhe për futbollistin më të mirë, njëherit edhe golashënuesin më të mirë të turnirit, studentin Agon Ashimi.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh
image   Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të
image Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi
image Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës organizoi turnir në futboll të vogël. Në këtë