Universiteti Gelisim i Stambollit organizoi ekspozitë personale për studenten e UT-së

image

Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi studimor Dizajn grafik,  e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, është seleksionuar në Programin për shkëmbim të studentëve për të vijuar dy semestrat e ardhshëm në Universitetin Gelisim të Stambollit.

Istanbul Gelisim University nga Republika e Turqisë, studentëve të cilët e fitojnë  të drejtën e shkëmbimit dhe e fitojnë garën e vendit të parë në krijimtari artistike, u organizon një ekspozitë personale. Studentes së Fakultetit të Arteve të Universitetit tonë, Nurije Jashari, njëherit fituese e garës së lartpërmendur,  më 10 prill 2017, iu organizua ekspozita me temë ,,First Step”.  Ajo në punimet e saja prezantoi tema për qytetet, autoportretin dhe portretin.

Punimet me temë të qyteteve, studentja Nurije Jashari i ka përmbledhur në një ilustrim për kulturën e një qyteti. Te punimet me tema të autoportretit ka paraqitur një person të famshëm ku ka përmbledhur karakterin gjatë punës dhe jetës së tij. Ndërsa te temat me portrete ka shfaqur punime se si ajo e sheh vetveten e saj.

Pas prezantimit të ekspozitës në Istanbul Gelisim University të Turqisë, studentes Nurije Jashari,  ky universitet i ka ofruar edhe vend pune.

 

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh
image   Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të
image Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi
image Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës organizoi turnir në futboll të vogël. Në këtë