Universiteti Gelisim i Stambollit organizoi ekspozitë personale për studenten e UT-së

image

Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi studimor Dizajn grafik,  e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, është seleksionuar në Programin për shkëmbim të studentëve për të vijuar dy semestrat e ardhshëm në Universitetin Gelisim të Stambollit.

Istanbul Gelisim University nga Republika e Turqisë, studentëve të cilët e fitojnë  të drejtën e shkëmbimit dhe e fitojnë garën e vendit të parë në krijimtari artistike, u organizon një ekspozitë personale. Studentes së Fakultetit të Arteve të Universitetit tonë, Nurije Jashari, njëherit fituese e garës së lartpërmendur,  më 10 prill 2017, iu organizua ekspozita me temë ,,First Step”.  Ajo në punimet e saja prezantoi tema për qytetet, autoportretin dhe portretin.

Punimet me temë të qyteteve, studentja Nurije Jashari i ka përmbledhur në një ilustrim për kulturën e një qyteti. Te punimet me tema të autoportretit ka paraqitur një person të famshëm ku ka përmbledhur karakterin gjatë punës dhe jetës së tij. Ndërsa te temat me portrete ka shfaqur punime se si ajo e sheh vetveten e saj.

Pas prezantimit të ekspozitës në Istanbul Gelisim University të Turqisë, studentes Nurije Jashari,  ky universitet i ka ofruar edhe vend pune.

 

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Universitetin Uludag të
image Në konferencën shkencore njëditore, me temë ,,Sporti Ballkanik, Zhvillime-Perspektiva”, që u organizua më  20 maj
image Në kuadër të projektit Twining “Zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë,
image   Këshilli i Rektoratit i Universitetit të Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 18 maj
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca III Ndërkombëtare e Shkencave të