Maturantët e mirëpresin ofertën akademike të Universitetit të Tetovës

image

  Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të shkollave të mesme në vendin tonë. Ekipi promovues i Universiteti të Tetovës, prezantimin e ofertës akademike e filloi nga qyteti i Tetovës, ku më 11 prill 2017, maturantët e shkollave të mesme të Tetovës,  i njoftuan në detaje për  programet studimore në kuadër të 13 fakulteteve të UT-së, kushtet dhe mundësitë që i ofron ky universitet për studentët e ardhshëm.

Universiteti i Tetovës ofertën akademike, më 12 prill 2017, e ka promovuar para maturantëve të shkollave të mesme në qytetin e Gostivarit dhe Kërçovës. Gjatë ditës së sotme, 13 prill 2017, ekipi promovues i universitetit tonë, ofertën akademike e prezantoi para maturantëve të qytetit të Shkupit.

            Përgjegjësi i Zyrës për Arsim i Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri u shpreh mjaftë i kënaqur nga takimet që kanë zhvilluar me maturantët në qytete të ndryshme të vendit. ,,Prezantimi i ofertës akademike, deri më tani është bërë në disa qytete të vendit, ndërsa interesimi i maturantëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Maturantët kanë shprehur interesim rreth mundësive të studimit, programeve studimore, si dhe kushteve për aplikim. Ne jemi munduar që në detaje t’ua shpjegojmë çdo pyetje, me qëllim që ata të kenë sa më shumë informata për mundësitë që ne u ofrojmë.  Gjatë takimeve me maturantët,  i kemi njoftuar edhe për rëndësinë e veçantë që Universiteti ynë ua kushton studentëve, si gjatë periudhës së studimeve, po ashtu edhe pas  përfundimit të tyre. Vlen të theksohet se oferta akademike 2017/18 e UT-së është promovuar edhe te maturantët e etnitetit maqedonas, të cilët kanë shprehur  interesim për mundësitë që i ofron universiteti ynë për studentët”, tha Doc. Dr. Ibrahim Neziri.

 

Ditëve në vazhdim, oferta akademike do të prezantohet edhe para maturantëve të Kumanovës, Strugës, Dibrës, si dhe Luginës së Preshevës. Ndërsa më 27 prill 2017, në hapësirat e Universitetit do të organizohet Dita e Hapur, ku do bëhet pritja e maturantëve nga të gjitha qytetet e Maqedonisë dhe jashtë saj.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.
image Në Universitetin e Tetovës sot u organizua aktiviteti i radhës në kuadër të projektit