UT e forcon bashkëpunimin me universitetet nga Turqia

image

Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh Naci Yazgan” nga Republika e Turqisë e vizitoi Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, me ç’rast para stafit akademik dhe studentëve të këtij fakulteti mbajti një ligjëratë, me temë ,,Të ushqyerit e shëndetshëm”. 

Prof. Dr. Neriman Inanç  tha se për të pasur një shëndet të mirë duhet t’i kushtohet shumë rëndësi cilësisë së ushqimit.  Ajo tha se të ushqyerit në mënyrë të rregullt dhe të shëndetshëm,  duke i dhënë organizmit të gjitha elementet e nevojshëm ushqyese, si dhe aktivitetin e duhur fizik, sigurisht që të gjitha këto komponenta  do ta bëjnë organizmin tonë të shëndetshëm.

Pas përfundimit të ligjëratës, dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Xhezahir Idrizi, profesoreshës  Neriman Inanç nga Departamenti i të Ushqyerit dhe Dietës i Fakultetit të Shkencave të Shëndetit në Universitetin ,,Nuh Naci Yazgan”,  në shenjë mirënjohje dhe respekti për kontributin dhe mbështetjen që ajo i jep fakultetit tonë, i ndau një mirënjohje.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.
image Në Universitetin e Tetovës sot u organizua aktiviteti i radhës në kuadër të projektit