UT organizoi “Ditën e hapur”, interesimi i maturantëve i jashtëzakonshëm

image

Universiteti i Tetovës, sot e organizoi ,,Ditën e hapur”. Ky aktivitet arsimor në hapësirat e Universitetit u organizua pas prezantimit të ofertës akademike para maturantëve, nëpër të gjitha shkollat e mesme publike dhe private të vendit. Organizimi i ,,Ditës së hapur” ka për qëllim që në hapësirat e Universitetit t’i tubojë të gjithë maturantët, që për së afërmi të njihen me kushtet dhe mundësitë që i ofron ky Universitet për studentët e ardhshëm.

Aktivitetin e shpalli të hapur Prorektori për Arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili, i cili tha se Universiteti i Tetovës është vatra e vetme e arsimit shqip në Maqedoni. ,,Pas promovimit të ofertës akademike për vitin akademik 2017/18, nëpër të gjitha shkollat e mesme me arsim në gjuhën shqipe, nga Struga e deri në Kuamanovë, sot për qindra maturantë Universiteti i Tetovës në hapësirat e tij organizon ,,Ditën e hapur”. Universiteti i Tetovës, si një vatër e vetme e arsimit shqip, tani më mbi dy decenie, sot të gjithë maturantëve të cilët kanë interesim për të studiuar në këtë universitet u jep mundësinë të njihen me programet studimore të 13 fakulteteve dhe mbi 115 programeve studimore, dhe atë, në të tri ciklet studimore, bachelor, master dhe doktoraturë. Po ashtu, gjatë ditës së sotme, të gjithë maturantët që do të jenë të pranishëm, por edhe të tjerët, do të kenë mundësi që jo vetëm të njihen me programet studimore që ka në të gjitha fakultetet e Universitetit tonë, por edhe me hapësirat ku zhvillohet procesi edukativ-mësimor, si dhe veprimtaria hulumtuese shkencore”, tha Prof. Dr. Reshat Qahili.

Në kuadër të ,,Ditës së hapur”, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit  organizoi prezantimin e produkteve ushqimore të prodhuara nga kompanitë vendore. Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, tha se ky prezantim organizohet në bazë të marrëveshjes që Universiteti ynë ka me kompani të ndryshme të vendit. ,,Universiteti i Tetovës, bashkë me Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përveç prezantimit të ofertës akademike, në bashkëpunim me kompanitë e Maqedonisë që merren me prodhimin e produkteve ushqimore bënë edhe prezantimin e produkteve të tyre. Ne si Universitet dhe Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit kemi një marrëveshje të nënshkruar me këto kompani para disa viteve dhe kjo marrëveshje na obligon që të kemi një bashkëpunim të ndërsjelltë. Kuptimi i këtij bashkëpunimi dhe këtij panairi është se, ne si fakultet, përveç leksioneve dhe mësimit teorik obligohemi që në fund të vitit të tretë, studentët të kryejnë edhe pjesën praktike në një afat kohor një mujor dhe si rezultat i kësaj ne arrijmë këtë ta plotësojmë me këto kompani. Studentët tonë, në fund të studimeve, para se të mbrojnë diplomën kalojnë në këto kompani për ta realizuar praktikën dhe pas asaj i nënshtrohen mbrojtjes së diplomës. Për këtë organizim e falenderoj udhëheqësinë e Rektoratit, Rektorin, si dhe të gjitha kompanitë që na e mundësuan ta realizojmë këtë prezantim, por edhe për mundësinë që na e japin që studentët tonë ta kryejnë edhe punën praktike gjatë kohës së studimeve. Ajo që vlen të përmendet është se, pjesa dërmuese e kompanive kanë siguruar edhe bursa për studentët që do të regjistrohen në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit. Bursat janë të karakterit të studentëve të dalluar dhe karakterit të studentëve me raste sociale, kjo është një ndihmë shumë e madhe për ne si fakultet, për arsye se me të vërtetë kemi studentë që kanë nevojë për ato mjete dhe, për këtë edhe njëherë dua t’i falenderoj të gjitha kompanitë”, tha Prof. Dr. Xhezair Idrizi.

Përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nagip Fejzi, vlerësoi se Universiteti i Tetovës tani më ndër vite po vazhdon të tregojë suksese të njëpasnjëshme në fusha të ndryshme. ,,Unë jam aq i lumtur sot, sa që ne biznismenët kemi dëgjuar për Universitetin e Tetovës, por sot pamë se çfarë ka bërë ky Universitet gjatë këtyre viteve. Ne, si Odë ekonomike kemi bërë një marrëveshje të bashkëpunimit me UT, për çka edhe tregojnë rezultatet. Sot, ne shohim këtu pjesëmarrës të shumtë të prodhuesve nga rrethina e Pollogut. Shpresojmë që ky panair të vazhdojë çdo vit dhe të jetë sa më i madh dhe sa më i suksesshëm. Ne afaristët, në bashkëpunim me UT, do të bëjmë edhe shumë punë në të ardhmen. Gjithmonë universitetet na kanë premtuar për studentë, nëse ju i vizitoni standet tona, do të shihni një numër të madh të studentëve të  këtij universiteti, të cilët janë të punësuar në kompanitë tona, dhe ne garantojmë se çdo vit do të punësojmë edhe më tepër studentë nga ky universitet”, u shpreh Nagip Fejzi. Për kompanitë pjesëmarrëse në këtë prezantim, Univertsiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit ndau edhe mirënjohje. Gjatë ,,Ditës së hapur”, ambientet e Universitetit të Tetovës i vizituan qytetarë, maturantë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë dhe nga Lugina e Preshevës. Ata, për së afërmi janë njohur me kushtet dhe mundësitë që i ofron UT, dhe njëherit kanë ndjekur  prezantimin e programeve dhe drejtimeve studimore nëpër fakultete të ndryshme nga profesorë të universitetit tonë.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën kërkimore-shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, prej
image Në Universitetin e Tetovës, sot filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve për
image Universiteti i Tetovës, përkatësisht Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, me aktivitete të ndryshme
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit