Studentët e UT-së marrin pjesë në projektin e financuar nga OSBE-ja

image

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta, më 25 prill 2017, organizuan seancë gjyqësore të improvizuar. Realizimi i kësaj seance nga studentët është një parapërgaditje e tyre për të marrë pjesë në aktivitetin ,,Ditët e gjykimit të simuluar”, projekt ky që financohet nga OSBE.

Ky aktivitet organizohet me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe vlen të theksohet se studentët e Fakultetit Juridik edhe vitin e kaluar kanë qenë pjesë e këtij projekti, nën udhëheqje dhe mbështetje të Doc. Dr. Arta Bilalli Zendeli, Prof. Dr. Qebir Avziu dhe Doc. Dr. Afet Mamuti.

Performansa e studentëve në këtë seancë, sipas profesorëve të tyre, ka qenë në nivel shumë të lartë dhe se këtë vit po të njëjtët studentë do të marrin pjesë në projektin ,,Ditët e gjykimit të simuluar”, që do të mbahet në dhjetor të këtij viti, me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në Universitetin ,,Goce Dellçev" në Shtip.

Senancat e improvizuara gjyqësore, si dhe aktivitetet e tjera, përveç se u mundësojnë studentëve pjesëmarrjen e tyre në projekte të ndryshme, njëherit ata fitojnë përvoja të duhura praktike për profesionin që do ta ushtrojnë në të ardhmen.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare