Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës e themeloi ,,Klubin debatues”

image

Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës e themeloi ,,Klubin debatues”. Themelimi i këtij klubi ka për qëllim që gjeneratave të reja tu ofrojë mundësi të garës në debat, ku do të matet fuqia argumentuese. Sipas themeluesve, klubi ka paraparë që debatet të organizohen në disa nivele. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, e përshëndeti themelimin e këtij klubi, duke shtuar se ky klub në debatet që do t’i oranizojë do të përkujdeset që të trajtojë tema nga më të ndryshmet. Sipas tij, në Maqedoni që nga fillimet e pluralizmit e deri më sot është vërejtur mungesë e madhe e debateve të mirëfillta në çdo sferë të shoqërisë.

Kordinatorja e këtij klubi, Doc. Dr. Drita Mamuti Fazlija, tha se ,,Klubi debatues” në mënyrë të vazhdueshme do të punojë për zhvillimin e kulturës debatuese, zhvillimin e mendimit kritik, rritjen e vetëdijes dhe cilësisë së debatit. ,,Është paraparë që klubi të ketë tri nivele të debateve. Në nivelin e parë do të përfshihen nxënësit më të mirë të shkollave të mesme, në nivelin e dytë do të përfshihen studentët, absolventë të Fakultetit Juridik nga studimet e drejtësisë, shkencave politike, kriminalistikës dhe gazetarisë dhe kjo studentëve më të mirë do tu ofrojë mundësi që të garojnë në cikël debatesh me studentë të universiteteve të tjera, duke i sfiduar me një garë ku argumenti do të zë vendin kryesor në debat. Ndërsa, në nivelin e tretë është paraparë që në debat të përfshihet stafi akademik, ku varësisht prej rrethanave dhe temave të nevojshme për shoqërinë do të organizohen tryeza të rumbullakëta, konferenca etj.”, tha Doc. Dr. Drita Mamuti.

Kryetarja e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Donika Kamberi, theksoi se kjo iniciativë është për tu vlerësuar, sepse krijimi i një klubi të këtillë është më se i domosdoshëm në këto kohëra të vështira ku dukshëm cenohen mekanizmat demokratikë. ,,Ne të gjithë jemi koshientë dhe i njohim mirë sfidat me të cilat përballemi, gjë që rezulton me ngadalësimin e proceseve integruese në rrafshin ndërkombetar. Nëse deri më tani, NATO dhe BE na janë dukur të pakapshme dhe larg realitetit tonë, nga sot, me themelimin e këtij klubi strukturat euroatlantike nuk janë larg, sepse shtetet e anëtarësuara nuk u anëtarësuan atje me dhunë, por përmes debatit dhe dialogut. Unë përsëri po u referohem momenteve kritike që pëson demokracia jonë e venitur. Ka përplasje mes etniteteve, përplasje mes klasës politike dhe vendi është kapluar nga një krizë e thellë morale dhe politike, ku sfidohet rendi, kushteuta dhe ligji. Le të ecim përpara dhe të udhëheqim vendin që duam, duke u mbështetur në parimin e sundimit të ligjit, sepse vetëm  përmes debatit do t'i zgjidhim çështjet e rëndësishme, sepse të gjithë e pamë mbrëmjen e 27 prillit që me dhunë nuk u zgjidh asgjë dhe përsëri debati dhe dialogu mbetën maknizmi i vetëm”, shtoi Donika Kamberi, Kryetare e Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës. Në promovimin e këtij klubi morën pjesë Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili,  drejtorë të shkollave të mesme, profesorë, studentë dhe maturantë të shkollave të mesme.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Universiteti i Tetovës, përkatësisht Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, me aktivitete të ndryshme
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.