Në Universitetin e Tetovës u hap ekspozita japoneze

image

Në Universitetin e Tetovës, më 4 maj 2017, profesori Safet Spahiu, e hapi ekspozitën e tij me temë: ,,Grafika Ukiyo-e”. Hapja e kësaj ekspozite në hapësirat e Rektoratit të Universitetit të Tetovës është bërë me mbështetje të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës. Në këtë ekspozitë, profesori Safet Spahiu paraqet grafikën e drugdhendjes japoneze, vepra këto të cilat janë kopje të origjinaleve të drugdhendjes, të cilat gjinden nëpër muze të ndryshëm të Japonisë. Ekspozita më parë është organizuar nëpër të gjitha qytetet e Maqedonisë, me mbështetje të Galerisë Nacionale të Arteve të Maqedonisë.

          Profesori Safet Spahiu tha se, Grafika Ukiyo-e është shkollë e pikturës japoneze e themeluar kah mesi i shekullit XVI dhe vazhdon deri në vitin 1868, me përfundimin e Edo-s, periudhës së artë të artit japonez. ,,Termi Ukiyo-e” në budizëm do të thotë ,,bota lundruese”, dhe nënkupton paraqitjen e realitetit objektiv. Jo rrallë, termi Ukiyo-e identifikohet me termat siç janë: lavdia, fama dhe bukuria, pra, bota lundruese nuk është ikje nga përditshmëria, por mënyra e vetë-jetesës, ndërsa më vonë ky term u nënkuptua si botë e kënaqësisë”, tha profesori Safet Spahiu.

          Kjo ekspozitë trajton disa nga temat më të popullarizuar si, teatri, vallëzimi dhe lloje të ndryshme të bukurisë femërore.

Zyra për informim

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Në ambientet e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës sot u bë përurimi i
image Në Universitetin e Tetovës, sot para prodekanëve për shkencë të fakulteteve tona dhe drejtuesve
image Studentët Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, të shoqëruar nga Doc. Dr. Jusuf Zejneli
image Më 8 dhjetor 2017, në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë,