Arkitekti me famë botërore, Esa Laaksonen mbajti ligjëratë në Universitetin e Tetovës

image

Profesori Esa Laaksonen, i njohur si njëri nga arkitektët më të mirë të Evropës, më 3 maj 2017, e vizitoi Universitetin e Tetovës. Gjatë qëndrimit tij në Universitetin tonë, ai para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, mbajti një ligjëratë, me temë: ,,Alvar Aalto dhe qasja e tij në arkitekturën moderne”. Ai e kishte përzgjedhur këtë temë për arsye se Alvar Aalto ka qenë njëri ndër arkitektët më të njohur të modernizmit në shekullin XX, nga Finlanda.

Profesori Esa Laaksonen, në detaje prezantoi qasjen e tij në krijimin e modernes në arkitekturë, rolin e tij në prezantimin e saj në Europë dhe Amerikë. Ai, si shembuj mori veprat e tij më të rëndësishme, ndër të cilat mund të përmenden Vila Mairea në Helsink, Konvikti për studentë ,,Baker House” në Boston, Kampusi i Universitetit të Helsinkit, tash Alvar Aalto, dhe Sallën Koncertale ,,Finlandia”, si vepër e fundit e tij.

Ajo që e dalloi ligjëratën e tij, ishte prezantimi i punëve të Aaltos, rreth dizajnimit të mobiljeve në të gjitha objektet e projektuara nga ai. Studentët patën mundësi të njihen me mënyrën e të menduarit të një arkitekti të madh në dizajnimin, si të objektit, ashtu edhe të enterierit të tij. Të gjitha dizajnet e tij, sot janë moto dhe pikënisje për gjeneratat e arkitektëve të rinj, finlandezë dhe botërorë.

Profesori Esa Laaksonen është arkitekt dhe kritik arti, ligjërues në Universitetin e Alvar Aaltos në Helsinki të Finlandës. Vizita e tij në Universitetin e Tetovës është vizita e tij e parë në vendet ballkanike.

 

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare 
image Një delegacion nga Universiteti “Onsekiz Mart”, nga Çanakalaja e Republikës së Turqisë, i kryesuar
image Në Universitetin e Tetovës u prezantua programi Fulbright Scholar nga Ambasada e Shteteve të