Studentët e UT-së e vizituan Ambasadën e SHBA-ve në Shkup

image

Studentët e Universitetit të Tetovës, përkatësisht të programeve studimore të Shkencave politike dhe të Gazetarisë të Fakultetit Juridik, më 8 maj 2017, e vizituan Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë. 

Studentët e këtij grupi, të udhehequr nga profesoresha e tyre Mr. Sc. Gjyla Çeliku, gjatë qëndrimit të tyre në Ambasadën e SHBA-ve patën mundësi që të takojnë edhe të parin e kësaj ambasade, Jess Baily, ambasador i SHBA-ve në Shkup, i cili para tyre mbajti edhe një ligjëratë, me temë: ,,Promovimi i demokracisë Amerikane si shtyllë e paqes dhe qetësisë në botë”.

Pas përfundimit të ligjëratës u zhvillua edhe një debat interaktiv mes studentëve dhe ambasadorit Baily, ku studentët parashtruan pyetje nga më të ndryshmet për rolin e demokracisë në SHBA.

Po ashtu, gjatë vizitës së studentëve në Ambasadën e SHBA-ve, studentët patën mundësi që të vizitojnë edhe disa sektorë të tjerë të cilët funksionojnë në kuadër të kësaj ambasade.

Mr. Sc. Gjyla Çeliku, bashkë me studentët e kanë falënderuar Ambasadën e SHBA-ve dhe ambasadorin Jess Beily për mundësinë që u dhanë atyre, për së afërmi të njihen me diplomatë të ndryshëm amerikanë dhe njëherit të mësojnë edhe më shumë rreth demokracisë amerikane nga vetë ambasdori Jess Beily.

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image   Këshilli i Rektoratit i Universitetit të Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 18 maj
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca III Ndërkombëtare e Shkencave të
image Në Universitetin e Tetovës u organizua aktiviteti vjetor kulturor ,,Ura me tri harqe”, që
image Apsolventët e gjeneratës 2016/17 të Universitetit të Tetovës, me një mbrëmje festive e shënuan
image Një delegacion i profesorëve dhe studentëve të Universitetit ,,Utah Valley” nga Shtetet e Bashkuara