Në UT u mbajt ligjëratë për situatat emergjente dhe masat e shpëtimit

image

Një delegacion i profesorëve dhe studentëve të Universitetit ,,Utah Valley” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 12 maj 2017, e vizitoi Universitetin e Tetovës. Qëllimi i kësaj vizite në universitetin tonë ishte mbajtja e ligjëratës, me temë: ,,Rastet emergjente dhe si duhet vepruar në raste të tilla”.

Profesori John Fisher, bashkë me ekipin e tij të profesorëve dhe studentëve nga Universiteti ,,Utah Valley” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, foli mbi rastet emergjente gjatë tërmeteve dhe bashkë me studentët demonstruan disa shembuj se si duhet ndihmuar personat e lënduar.

Po ashtu, studentët e universitetit tonë patën mundësi që bashkë me kolegët e tyre studentë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të demonstronin së bashku disa raste emergjente.

Profesori John Fisher është drejtor i Institutit të Shërbimeve Emergjente dhe i ,,Homeland Security”, si dhe profesor i asocuar i Shërbimeve Emergjente në Universitetin ,,Utah Valley” të SHBA-ve.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare 
image Një delegacion nga Universiteti “Onsekiz Mart”, nga Çanakalaja e Republikës së Turqisë, i kryesuar
image Në Universitetin e Tetovës u prezantua programi Fulbright Scholar nga Ambasada e Shteteve të