UT mori pjesë në Konferencën shkencore me temë ,,Sporti Ballkanik, Zhvillime – Perspektiva”

image

Në konferencën shkencore njëditore, me temë ,,Sporti Ballkanik, Zhvillime-Perspektiva”, që u organizua më  20 maj 2017, nga Universiteti ,,Marin Barleti” në Durrës të Republikës së Shqipërisë, morën pjesë edhe studiues nga Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës.  Kjo Konferencë rajonale kishte për qëllim që të promovojë bashkësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ndihmojë ato në përshpejtimin e integrimit evropian.

Në këtë konferencë u prezantuan punime, ide dhe rekomandime për rritjen e cilësisë së edukimit fizik dhe sporteve, nga pedagogë, studiues, personalitete të sportit dhe gazetarë sportivë. Përveç këtyre, në këtë konferencë diskutuan përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë; Universiteti ,,Marin Barleti” i Tiranës, Universiteti i Sporteve i Tiranës, Universiteti ,,Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, Universiteti i Pisas nga Italia, Universiteti i Janinës nga Greqia, Universiteti i Tetovës nga Maqedonia, Universiteti i Prishtinës ,,Hasan Prishtina” nga Kosova, Universiteti i Veliko Tërnovës nga Bullgaria, Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë.

Profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, në këtë konferencë paraqitën punimin me temë: ,,Mundja dje dhe sot në Republikën e Maqedonisë”, të autorit Prof. Dr. Vullnet Ameti. Prezantimi i këtij punimi shkencor u bë nga Doc. Dr. Blerim Saiti dhe Doc. Dr. Shpresa Memishi.

Po ashtu, në këtë konferencë u prezantuan gjithsej 27 punime të ndryshme shkencore nga grupe pune me një pjesëmarrje prej 68 studiuesish dhe specialistësh të edukimit fizik dhe sporteve.

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës sot u bë promovimi i
image Në Universitetin e Tetovës, më 19 shkurt 2018, u promovua libri “TERRITORI I LUFTËS
image Kolegji AAB, në partneritet me Universitetin e Tetovës, Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, Universitetin
image   Me vizitën në Muzeun Historik të Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj, homazhet te
image Albanologia e shquar kineze, njëherit edhe profesoreshë në Fakultetin e Gjuhëve në Universitetin e