UT organizoi Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Shkencave Sportive

image

Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Universitetin Uludag të Bursës dhe Universitetin Trakya nga Edirne nga Republika e Turqisë, prej 21 -23 maj 2017, e organizuan ,,Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Shkencave Sportive”‏. Pjesëmarrësve në këtë kongres, me fjalë rasti ju drejtua Rektori i Universitetit Uludag, Prof. Dr. Yusuf  Ulcay. Ai tha se ky kongres ka tubuar në Bursa të Turqisë mbi 200 studiues të fushave sportive nga vende të ndryshme të botës.

Në emër të Universitetit të Tetovës dhe Rektorit Prof. Dr.Vullnet Ameti, të pranishmive me fjalë përshëndetëse ju drejtua dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së, Prof. Dr. Hajri Ziba. ,,Fillimisht, më lejoni që t’ua përcjell urimet e Rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, për organizimin e këtij kongresi me rëndësi të veçantë për shkencat sportive. Ne para disa vitesh kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Uludag të Bursës, dhe ramë dakord që Fakultetet e Kulturës Fizike të dy Universiteteve tona t’i bashkërendojnë aktivitetet e tyre në fusha të ndryshme. Shumica prej nesh jemi dëshmitarë se ky kongres një vit më parë u organizua në Tetovë, në Universitetin tonë, këtë vit na ka tubuar këtu në Universitetin tuaj në Bursë, dhe vitin tjetër radhën e ka Universiteti i Trakisë në Edirne. Këto aktivitete tonat të përbashkëta po i sjellin rezultatet e tyre. Uroj që në këtë kongres të sillen eksperienca dhe kontribute të ndryshme shkencore, nga studiues të njohur të shkencave sportive, të cilat do të jenë dhe një ndihmesë e madhe për sportet në përgjithësi”, tha Prof. Dr. Hajri Ziba.

Në Kongresin Ndërkombëtar Ballkanik të Shkencave Sportive janë trajtuar tema të ndryshme nga emra eminentë botërorë të shkencave sportive. Ndërsa nga Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, me kumtesat e tyre morën pjesë: dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof.Dr. Hajri Zibra, Prof.Dr. Fadil Mamuti, Prof.Dr. Fadil Rexhepi, Doc.Dr. Shpresa Memishi, Doc.Dr. Blerim Saiti, Doc.Dr. Kastriot Shaqiri dhe Mr.Sc. Blerim Sulejmani.

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i rregullt i
image Me një ceremoni solemne, sot në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës u bë pritja
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Biodiversitetin
image Ish Rektori i UT-së, njëherit profesor i Anatomisë, Prof.Dr. Sadi Bexheti, i cili ligjëron
image Në Universitetin e Tetovës vijon procesi i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj,