Në UT u prezantua projekti Twinning

image

Në Universitetin e Tetovës sot u organizua aktiviteti i radhës në kuadër të projektit Twinninig, projekt i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili realizohet në partneritet me UT-në. Përpara pjesëmarrësve në këtë seminar Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku e prezantoi përvojën e tij gjatë vizitës në Belfast të Irlandës Veriore. 

Sipas tij, qëllimi i kësaj vizite ishte familjarizimi me praktikat më të mira në Britaninë e Madhe, sjelljen e përvojave për mënyrën e bashkëpunimit në mes qeverisë, universiteteve dhe sektorit privat. Ai tregoi mënyrën e funksionimit të Universitetit Queen’s  dhe Ulster University dhe sikurse u shpreh të dy këto institucione janë universitete elitë, të mbështetur totalisht nga qeveria, si dhe të ranguar shumë lartë në listën botërore të rangimit të Universiteteve. Po ashtu, ai bëri edhe një krahasim të funksionimit të këtyre universiteteve, duke shtuar se universitetet tona nuk kanë mbështetje të mjaftueshme nga qeveria. Sipas tij, Republika e Maqedonisë nga buxheti i saj brenda një viti ndan vetëm 0.4% të GDP-së, për shkencë, që është një sinjal shumë i rëndë për shkencën në përgjithësi në vendin tonë. 

Po ashtu, në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe ekspertë të huaj, të cilët debatuan për zhvillimet në arsimin e lartë.

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me
image Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, muajin e kaluar morën
image Në kuadër të afatit të parë të regjistrimeve për studentët e rinj të vitit
image Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën kërkimore-shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, prej
image Në Universitetin e Tetovës, sot filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve për