Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i UT-së organizoi konferencë shkencore ndërkombëtare

image

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 100 studiues të shkencave matematike-natyrore nga vendi dhe rajoni. Në fillimin e punimeve të kësaj konference, i pranishëm ishte edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti bashkë me dekanë, senatorë dhe studentë. Ndërsa pjesëmarrësve në emër të Universitetit të Tetovës, me fjalë përshëndetëse ju drejtua Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai tha se mbajtja e kësaj konference shkencore, në përmbyllje të vitit akademik 2016 /2017, e dëshmon qartë përkushtimin tonë për ta realizuar agjendën shkencore që e hartuam në fillim të vitit të kaluar. ,,Kjo iniciativë që ka ndërmarrë Universiteti ynë, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, kontribuon për promovimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis profesionistëve nga puna praktike dhe puna kërkimore-shkencore që lidhen me shkencat matematike-natyrore. Ky tubim shkencor që ne e paraqesim për herë të parë para Jush, ka tubuar ekspertë të njohur për të diskutuar mbi të arriturat kërkimore më të fundit, perspektivat e zhvillimeve të ardhshme dhe aplikimet inovative nga fusha e shkencave kompjuterike, matematika, fizika, kimia, biologjia, gjeografia dhe ekologjia. Duhet theksuar se, Fakulteti i Shkencave Matematike –Natyrore i UT-së, tashmë ka kuadrot e nevojshëm dhe përvojën e duhur institucionale për t’i realizuar me sukses të plotë projektet shkencore shumë të rëndësishme për shkencat natyrore. Në programin e punës, përpos prezantimit të studimeve dhe të arriturave të reja shkencore nga lëmi i teknologjisë informatike, matematika, fizika etj., do të trajtojë edhe çështje të ekologjisë. Ekologjia si njëra nga sfidat e shekullit të ri, përballet me gjetjen e mënyrave efikase për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor, si kusht i domosdoshëm për ekzistimin e njeriut dhe për një civilizim të mëtejshëm”, tha Prorektori për Arsim i UT-së, Prof. Dr. Reshat Qahili.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Fauzi Skenderi, tha se organizimi i kësaj konference është një hap tjetër i rëndësishëm për zhvillimin dhe përparimin e cilësisë në shkencë dhe arsim.

,,Shkenca është makina kryesore lëvizëse e ndryshimeve të reja teknike-teknologjike në botë dhe padyshim që stafi ynë akademik është i përkushtuar ta jep maksimumin në veprimtarinë e përditshme akademike në këtë institucion dhe jashtë tij. Po ashtu, ky tubim është edhe një mundësi e shkëlqyer për ta forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë në hulumtimet e mirëfillta kërkimore-shkencore të studiuesve të fakultetit tonë dhe atyre nga rajoni e më gjërë. Përmes organizimeve të kësaj natyre, ne do t’u hapim rrugë edhe formave të tjera të shkëmbimit, të cilat do të mundësonin përfitimin e diturive dhe përvojave të reja në sferat e të arriturave më të larta evropiane dhe botërore nga fusha e  shkencave të natyrës”, theksoi Prof.Dr. Fauzi Skenderi.

Koordinatori i Konferencës, Doc. Dr. Agon Memeti tha se të gjitha hulumtimet shkencore që bartin veprimtarinë shkencore dhe akademike të rreth 180 punonjësve shkencorë në kuadër të të gjitha drejtimeve në Fakultetin e Shkencave Matematik-Natyrore. ,,Konferenca ka karakter ndërkombëtar, me një bord me afër 40 profesorë eminentë, me veprimtari shkencore në arenën ndërkombëtare. Në këtë konferencë janë pranuar 99 punime shkencore, në gjashtë fusha shkencore (biologji, informatikë, kimi, gjeografi-ekologji, matematikë dhe fizikë). Prezantimi i këtyre punimeve do të realizohet në 6 sesione të ndara dhe brenda secilit sesion do të realizohen nga dy nënsesione”, deklaroi Prof.Dr. Agon Memeti.

Në këtë konferencë u promovua numri i parë i revistës shkencore të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore ,,Journal of Natural Sciences and Mathematics”. Koordinatori i kësaj reviste, Doc.Dr. Shefket Dehari tha se revista ,,Journal of Natural Sciences and Mathematics”, në të ardhmen do të jetë një shtyllë e pashmangshme e afirmimit të punës shkencore të kuadrit akademik brenda dhe jashtë FSHMN-së. ,,Revista është e regjistruar në bibliotekën popullore dhe universitare në Shkup, me numrat e saj të veçantë ISSN dhe UDC dhe botohet dy herë në vit. Duke filluar nga Vëllimi 2, Nr. 3,4, pra nga ky vit, punimet do të botohen vetëm në gjuhën angleze. Revista ka një bord ndërkombëtar, nga profesorë eminentë me veprimtari shkencore në arenën ndërkombëtare, i cili bën vlerësimin dhe klasifikimin e punimeve shkencore të dërguara për botim. Andaj, mendoj se ky këshill do të mundohet ta ruaj dhe kultivojë nivelin shkencor dhe hulumtues të revistës”, shtoi Doc. Dr. Shefket Dehari.

 

Ndërsa ambientalisti i njohur nga Republika e Shqipërisë, z. Sazan Guri, para të pranishmëve mbajti një ligjëratë profesionale me temë: ,,Zonat e mbrojtura të Shqipërisë – zonat e pambrojtura, rast studimi Karavasta në prag të golemizimit, a duhet ta lejojmë atë”.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike morën pjesë në garat ndërkombëtare në
image Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me
image Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u organizua Konferenca e
image Në Universitetin e Tetovës, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të
image Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut të njohur Robert Elsie, në nderim