Në UT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve

image

Në Universitetin e Tetovës, sot filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2017/2018. Procesi i regjistrimit zhvillohet në të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës dhe do të zgjasë deri ditën e premte, më 18 gusht. Në bazë të konkursit të shpallur për regjistrimin e studentëve të rinj, këtë vit akademik janë paraparë të regjistrohen rreth katër mijë studentë.

Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, në një takim me gazetarët tha se, që në ditën e parë vërehet  interesimi i madh i studentëve për t’u regjistruar në këtë Universitet. ,,Në Universitetin e Tetovës, duke filluar nga dita e sotme e deri ditën e premte, do të mbahet afati i parë i regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2017/2018 dhe të gjithë maturantët e kësaj gjenerate do të kenë  mundësi që në 60 programet studimore të këtij Universiteti, përkatësisht në 13 fakultetet e tij, të zgjedhin njërin prej këtyre drejtimeve për studime sipas dëshirës së tyre. Në bazë të konkursit të shpallur që në muajin korrik, Universiteti i Tetovës parasheh të regjistrojë rreth katër mijë studentë. Në bazë të dinamikës së interesimit të studentëve, në ditën e parë të këtij afati për regjistrim, ne si Universitet jemi të kënaqur dhe shpresojmë se kështu do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, deri ditën e premte. Që procesi i regjistrimit të studentëve të rrjedh siç duhet, Universiteti i Tetovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në veçanti e ka angazhuar stafin administrativ që të gjithë të jenë në nivel të detyrës, në mënyrë që të mos ketë pritje ose vonime gjatë kryerjes së procesit të regjistrimit”, tha Prof. Dr. Reshat Qahili.

Rezultatet paraprake të afatit të parë të regjistrimit do të shpallen ditën e hënë, më 21 gusht, që nga ora 8:30 e mëngjesit. Ndërsa prej 29 gusht e deri më 4 shtator, UT do të organizojë edhe afatin e dytë për regjistrimin e studentëve në të gjithë ato fakultete ku do të ketë vende të lira.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare