UT organizon Kongresin ndërkombëtar të bujqësisë

image

Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën kërkimore-shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, prej 15 deri 18 gusht 2017, në Shkup,  organizojnë  Kongresin ndërkombëtar të bujqësisë. Në këtë kongres, me kumtesat e tyre marrin pjesë mbi 100 studiues nga Maqedonia dhe Turqia.

Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, në hapjen solemne, theksoi se qëllimi i këtij kongresi është që të diskutohet dhe të prezantohen  rezultatet e punës  kërkimore dhe profesionale dhe në këtë mënyrë të mundësojmë një transferim më të mirë të arritjeve profesionale dhe shkencore në fushat e bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit, në drejtim të një zhvillimi të qëndrueshëm, duke vendosur një bashkëpunim afatgjatë midis studiuesve nga universitetet tona, institucioneve kërkimore dhe specialistëve të fushave të ndryshme, nga rajoni dhe më gjerë.

,,Ndërtimi i urave ndërmjet biodiversitetit, reduktimit të varfërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë është çështje thelbësore. Përdorimi i natyrës, shfrytëzimi i natyrës, kualiteti i ambientit jetësor i një vendi, ose më thjeshtë, resurset e biodiversitetit të një vendi janë të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik. Zhvillimi i qëndrueshëm mbështetet në idenë: ,,mendo globalisht dhe vepro lokalisht”. Potenciali ekzistues i resurseve natyrore dhe atyre profesionale i rajonit tonë përmes një strategjie për zhvillim të qëndrueshëm, duke u mbështetur pikërisht në simbiozën në mes të shkencës dhe të arriturave shkencore e premton një gjë të tillë”, tha Prof. Dr. Hazir Pollozhani.

Ndërsa Kryetari i Qendrës kërkimore-shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, Prof. Dr. Mehmet Karatash, tha se ky kongres paraqet një platformë akademike ideale për hulumtuesit, që t’i paraqesin zbulimet më të reja, t’i përshkruajnë teknologjitë e reja dhe lëmenjtë e shkencave inxhinierike. ,,Ky kongres ka për qëllim prezantimin e gjetjeve të reja nga fusha e shkencave inxhinierike. Kongresi është një e arritur si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar që ne vazhdimisht e kultivojmë. Prandaj, në emër të këtij kongresi dhe në emrin tim personal, në mënyrë të veçantë e falënderoj Prof. Dr. Vullnet Ametin, Rektor i Universitetit të Tetovës, për përkrahjen e këtij bashkëpunimi të përbashkët në një atmosferë ndërkombëtare, ku promovohen bashkëpunimi ndërkufitar dhe llojllojshmëria”, u shpreh Prof. Dr. Mehmet Karatash.

Në këtë kongres profesorët nga Universiteti i Tetovës dhe nga Republika e Turqisë, do të trajtojnë  tema nga fushat e shkencave natyrore, si: bujqësia, biologjia, mjekësia veterinare dhe agrikultura.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i rregullt i
image Me një ceremoni solemne, sot në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës u bë pritja
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Biodiversitetin
image Ish Rektori i UT-së, njëherit profesor i Anatomisë, Prof.Dr. Sadi Bexheti, i cili ligjëron
image Në Universitetin e Tetovës vijon procesi i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj,