Në UT u mbajtën provimet pranuese për regjistrimin e studentëve të rinj në disa programe studimore

image

Në kuadër të afatit të parë të regjistrimeve për studentët e rinj të vitit akademik 2017/2018, në Universitetin e Tetovës, sot më 19 gusht 2017 u mbajtën provimet pranuese në disa programe studimore. Nga gjithsej 13 fakultetet që ka Universiteti ynë, provimit pranues i janë nënshtruar kandidatët që kanë aplikuar për regjistrim në programet studimore: Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Art figurativ, Art muzikor, Art dramatik, Aktivitet fizik, Rekreacion dhe shëndetësi, Sport, Informatikë në gjuhën angleze, Studime politike në gjuhën angleze, Kriminalistikë, Mësim klasor, Drejtim parashkollor dhe Arkitekturë.

Sipas përgjegjësit të zyrës për Arsim në Universitetin e Tetovës, Doc.Dr. Ibrahim Neziri, mbajtja e provimit pranues në këto programe studimore ka për qëllim testimin e kandidatëve rreth njohurive, aftësive dhe talentit të tyre që posedojnë në përputhje me natyrën e programit studimor ku dëshirojnë t’i ndjekin studimet në të ardhmen dhe të zhvillojnë karrierën e tyre profesionale dhe akademike. “Pas procesit të aplikimit për rregjistrim, që u zhvillua në Universitetin tonë në afatin kohor 15 – 18 gusht 2017, ne sot në disa programe studimore të fakulteteve të ndryshme realizuam provimin pranues për kandidatët që kanë aplikuar të regjistrohen si studentë të rinj në Universitetin e Tetovës. Këto provime pranuese kanë për qëllim kualifkimin e njohurive të studentëve mbi programet studimore ku ato kanë aplikuar. Risi këtë vit është se, për programet studimore: Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji dhe Farmaci, provimi është realizuar në mënyrë elektronike. Kandidatët menjëherë pasi kanë përfunduar me testimin kanë mundur që të njoftohen me rezultatin, duke parë aty për aty poenat që kanë fituar, si dhe kanë pasur mundësi që të shohin përgjigjet e gabuara. Ky sistem realizohet për herë të parë në Universitetin e Tetovës dhe është i vetmi institucion që këtë mundësi ua ofron studentëve, që drejtpërdrejtë të njihen me rezultatin e provimit, duke u siguruar studentëve një transparencë maksimale”, tha Doc.Dr. Ibrahim Neziri.

Kandidatët të cilët ju nënshtruan provimeve pranuese u shprehën shumë të kënaqur me organizimin e provimit, si dhe transparencën e treguar nga ana e Universitetit të Tetovës. Rezultatet preliminare për afatin e parë të regjistrimit do të shpallen ditën e hënë, më 21 gusht 2017, në ueb faqen zyrtare të Universtietit të Tetovës: www.unite.edu.mk  

Zyra për informim

 

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me
image Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u organizua Konferenca e
image Në Universitetin e Tetovës, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të
image Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut të njohur Robert Elsie, në nderim
image Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Patrick Roberts nga Universiteti i