Studentët e Orientalistikës në kurse intensive të gjuhës arabe dhe turke në Turqi

image

Studentët e programit studimor Filologji orientale (Orientalistikë) të Universitetit të Tetovës edhe këtë vit gjatë pushimit veror vazhduan ndjekjen e kurseve intensive jashtë vendit. Studentët e drejtimit Gjuhë dhe letërsi arabe, gjatë periudhës 10 korrik - 7 gusht 2017, ndoqën kursin intensiv të gjuhës arabe në Akademinë Islame në komunën Bashakshehir të Stambollit, në Turqi.

Brenda katër javësh, studentët nga Universiteti i Tetovës morrën mësime nga mësimdhënës dhe arabologë të njohur. Gjatë gjithë kursit komunikimi është zhvilluar në gjuhën arabe. Për akomodimin, ushqimin dhe transportin e studentëve gjatë katër javëve u përkujdesën institucionet arsimore të Komunës së Bashakshehirit, të cilave u shprehim mirënjohje.

Në fund të kursit, studentët u pajisën me çertifikata. Pas përfundimit të kursit, për studentët ishte përgatitur një ekskursion i shkurtër dyditor gjatë të cilit studentët vizituan qendrat historike, arsimore dhe kulturore në Stamboll. Studentët e drejtimit Gjuhë dhe letërsi turke gjatë periudhës 24 korrik - 14 gusht, ndoqën kursin intensiv të gjuhës turke në Universitetin e Sakarjas. Gjatë tri javëve sa zgjati kursi, studentët ishin të vendosur në hapësirat e kampusit të Universitetit të Sakarjas, me të cilin kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. Duhet theksuar se kursi që kanë ndjekur studentët tanë është i njohur si TÖMER, që për njohjen e gjuhës turke është ekuivalent me TOEFL-in e gjuhës angleze.

Përveç ligjëratave dhe ushtrimeve, pjesë e programit kanë qenë edhe ekskursionet dyditore gjatë fundjavës. Këto kurse intensive që studentët e filologjisë orientale (Orientalistikë) nga të dy drejtimet, gjuhë arabe dhe gjuhë turke, i ndjekin që nga themelimi i këtij programi studimor (2009/2010) dhe janë shumë të dobishme për aftësimin e komunikimit dhe hapjen e mundësive për studime jashtë vendit.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti