Në UT filloi afati i tretë i regjistrimit

image

Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i rregullt i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018. Të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës, mund të aplikojnë vetëm në programet studimore në të cilët nuk janë plotësuar kuotat për regjistrim.

Nga Zyra për arsim e Universitetit të Tetovës njoftojnë se, afati i tretë i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018, në Universitetin tonë do të zhvillohet nga 19 – 22 shtator 2017, ndërsa rezultatet preleminare do të shpallen më 25 shtator, në Ueb faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës: www.unite.edu.mk.

Po ashtu, nga kjo zyrë apelojnë te të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë që të regjistrohen në Universitetin tonë, se duhet t’i  kenë këto dokumente ​për​ ​aplikim​ ​dhe​ ​regjistrim: fletaplikim​ ​(merret në hapësirat e Universitetit); dëftesat​ ​origjinale​ ​nga​ ​shkolla e ​mesme; diplomë​ ​për​ ​kryerjen​ ​e​ ​shkollës​ ​së​ ​mesme; certifikatë​ ​nga​ ​libri​ ​amzë​ ​i​ ​të​ ​lindurve, si dhe certifikatë​ ​për​ ​nënshtetësi.

 

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, më 21 maj 2018, u
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve
image Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë  Ushqimore, Prof. Dr. Gokhan Durmaz nga Universiteti Inonu nga