Në UT u prezantua Projekti ,,Ndërto të ardhmen profesionale përmes Qendrës për Karrierë”

image

Në Universitetin e Tetovës, sot Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë organizoi prezantimin me temë: “Ndërto të ardhmen profesionale, përmes Qendrës për Karrierë”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit Twinning, të financuar nga Bashkimi Evropian: “Zhvillim i bashkëpunimit në mes institucioneve të arsimit të lartë, sektorit privat dhe organeve relevante”.

Në emër të Universitetit të Tetovës dhe të Rektorit Prof. Dr. Vullnet Ameti, këtë aktivitet e përshëndeti Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Arbër Çeliku. Ai tha se, Universiteti i Tetovës deri më tani është kyçur në shumë projekte të rëndësishme ndërkombëtare dhe çdo ditë e më shumë e zgjeron rrjetin e bashkëpunimit me universitetet më me renome ndërkombëtare. “Të gjithë e dimë se universitetet në çdo vend të botës janë promotorë të shoqërisë, përmes projekteve të ndryshme universitetet ofrojnë mundësi të shkëlqyera për studentët e tyre. Në këtë vijë është edhe universiteti ynë, pasi nga marrëveshjet që ka lidhur me universitetet nga vendi, rajoni dhe bota, e ka zgjeruar bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe ofron mundësi të shumta për studentët. Përmes këtyre projekteve, pjesa dërmuese e studentëve e kanë shumë më lehtë që të fillojnë ta ndërtojnë karrierën e tyre akademike në profilin që ata e kanë zgjedhur. Në vendin tonë, por edhe në vendet tjera ballkanike, në përgjithësi mungon mbështetja institucionale për universitetet, pasi qeveritë nuk po i mbështesin ata financiarisht, dhe buxheti që ndajnë për universitetet është shumë i vogël në krahasim me buxhetet që ndajnë vendet e Bashkimit Evropian, ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës për  universitetet e tyre”, tha Prof. Dr. Arbër Çeliku.  Përgjegjësi i Qendrës për Shërbime Studentore dhe Karrierë në Universitetin e Tetovës, Shaban Arsllani, tha se qendra që drejton ai, respektivisht Qendra e karrierës, ka për qëllim t'u mundësojë studentëve të identifikojnë mundësitë e karrierës që u përshtaten vlerave, interesave, personalitetit dhe aftësisë  së tyre. “Duke punuar drejtpërdrejtë me studentët dhe duke bashkëpunuar me një grup të gjerë partnerësh, komunitetesh dhe rrjetesh, ekipi ynë lehtëson programet, aktivitetet dhe shërbimet që u mundësojnë studentëve të marrin përsipër vendimet e tyre të karrierës dhe të udhëheqin jetë domethënëse profesionale. Ne i inkurajojmë studentët përmes ofrimit të burimeve në dispozicion, për të nxitur zhvillimin e aftësive të tyre profesionale që do t'u shërbejnë profesionistëve të mirëfilltë në të ardhmen, duke i udhëzuar ata përmes procesit të përcaktimit të qëllimeve që realizohen në kuadër të kompetencave të Qendrës. Duke iu referuar kësaj, ka shumë aktivitete që ofrohen nga Qendra e karrierës: përpunimi, përditësimi dhe publikimi i njoftimeve për studentët, organizimi i punëtorive, si dhe organizimi i punës praktike të studentëve dhe të mësimdhënies klinike në bashkëpunim me dekanatet e fakulteteve përkatëse”, theksoi Shaban Arsllani.

 

Për ndërtimin e ardhmërisë profesionale të studentëve prezantuan edhe Mr. Frances O‘HARA, kryetare e Qendrës së Karrierës në Irlandën Veriore, si dhe përfaqësuesja e Universitetit  Lorraine,  znj. Amelie Briffaux, ndërsa përgjegjësja e Zyrës për Marrëdhënie dhe Ndërlidhje me Bizneset në Universitetin e Tetovës, Mr.sc. Vjollca Hasani, para studentëve foli për raportin në mes të universiteteve dhe sektorit të bizneseve, për mundësinë e punësimit të studentëve që ofrojnë ato.

Zyra për informim

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: