Dr. Timmothy Gaul nga SHBA ligjëroi në UT

image

Më 21 shtator 2017, në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, me iniciativën e Grupit shkencor dhe Parlamentit Studentor të UT-së u mbajt një ligjëratë shtesë nga profesori amerikan, Dr. Timmothy Gaul.

Ligjërata u realizua në kuadër të projektit të përbashkët që Universiteti ynë e realizon me mjekët amerikanë. Përpara studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit tonë, Dr. Timmothy Gaul mbajti ligjëratën e tij me temë: “Integrimi i mjekësisë në mijëvjeçarin e ri”.

Dr. Timmothy Gaul,  u fokusua  në zhvillimet  e reja se si mjekësia si shkencë e rëndësishme çdo ditë e më shumë avancohet dhe i shtohen shumë njohuri të reja që janë sfidë përparimtare për profesionin e mjekut.

Sipas tij, mjeku mbetet student i përjetshëm në misionin e tij që kryen, për hulumtimin dhe fitimin e njohurive efektive, që në mënyrë sa më të përsosur ta ushtroj profesionin e mjekut dhe t’u ndihmojë pacientëve në nevojë.

Pas ligjëratës, studentët zhvilluan edhe një bashkëbisedim interaktiv me Dr.Timothy Gaul, duke parashtruar një sërë pyetjesh rreth ligjëratës së tij.

 

Zyra për informim 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: